Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht ka kërkuar ekstradimin e Igor Spasovit. Gjatë ditës së djeshme, pas kompletimit të dokumentacionit, kërkesa është dërguar deri tek pala bullgare të cilët më tej duhet të veprojnë ndaj të njëjtës. Kërkesën për ekstradim e ka nënshkruar ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq. – Advertisment – Ndryshe Igor Spasov u arrestua në Bullgari pas raportimeve për dhunë në familje, raportojnë mediumet bullgare. Gjatë kontrolleve të policisë është konstatua se ai po kërkohej nga Interpoli, transmeton Alsat. Igor Spasov kishte hyrë në Bullgari përmes Turqisë.
Author: almakos
Një 44-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi ka tentuar të përdhunojë një 20-vjeçare. Shtetasi B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, ka hyrë në banesën e një 20-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale…
Gjatë ditës së djeshme (09.02.2021) policia në Gostivar në bashkëveprim me Inspektorët shtetëror të tregut kanë kryer kontroll në një objekt në Qendrën Tregtare në rrugën “Ilindenska” në Gostivar. Gjatë kontrollit në objekt janë hasur 10 mysafirë dhe pronari i lokalit, ndërkohë që ka pasur edhe muzikë live. – Advertisment – Lokali u mbyll nga ana e inspektorëve, ndërsa pronari F.B. 45 vjeçar nga Dobridolli, është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke ndikuar negativisht në situatën e përmbytjeve. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 15°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6-7 ballë. Kosova sot do të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (09.02.2021) vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 290 shkelje në trafik, mes të cilave: 25 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 28 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. MPB-ja ka shqiptuar edhe 9 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 30 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 77 për parkim të parregullt. Janë gjobitur edh 21 këmbësor. – Advertisment –
bardhen detaje të reja nga shpërthimi i eksplozivit në Kamëz, një ditë më parë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se eksplozivi, lloji i të cilit nuk është përcaktuar ende, ishte vendosur poshtë mjetit “BMW X5”, që përdorej nga shtetasi Gjon Mena. Lënda plasëse nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur direkt në tokë, poshtë parakolpit të mjetit. Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, e cila mendohet se ka qenë më pak se 100 g, ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët Gjon Mena, i cili ka qenë në afërsi të mjetit dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Bujqësi si dhe Komisioni për Shëndetësi. Komisioni për bujqësi do të shqyrtoj gjendjen me duhanin, derisa ai për shëndetësi do të shqyrtoj ndryshimet në ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe për sigurim shëndetësor. – Advertisment –
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa por nëpër rrugë të lagështa, njoftojnë nga LAMM.Për shkak të minimit të rrugës Presek-fshati Vërbjane sot prej 12 deri në 15:00, komunikacioni do të jetë në ndërprerje për afro 30 minuta. – Advertisment – LAMM rekomandon adaptim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim me kujdes të makinave, posaçërisht nëpër lugina ku ka paraqitje të mjegullës dhe në vendet ku mund të ketë shembje të gurëve, kjo ka të bëj me rrugët Katllanovë-Veles, Mavrov-Dibër-Strugë, Vinicë-Berov dhe Koçanë-Dellçevë. .
“Njëmendësia dhe urrejtja politike duhet ti takojnë së kaluarës, gjeneratat e reja duhet të punojnë institucionalisht dhe të t’i zhvillojnë vendet kudo që jemi. Unë e di që ka paragjykime te ajo njëmendësia e boshtit, për shembull atij ën Beograd, që janë munduar t’i kontrollojnë korridoret, resurset, ata kanë pasur diku GDP të lartë e kanë kontrolluar gjatë gjithë jetën institucionet, sot nuk e kanë atë komoditet” – Advertisment – Ndërkohë i pyetur rreth asaj se në fushatë sikur nuk zë vend raporti me s Prishtinës dhe Beogradit, Matoshi me përgjigje, se bëhet fjalë për çështje shumë domethënëse. “Ne këtë…
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë disa kamera të fshehta ku prostitucioni, edhe pse i ndaluar në Shqipëri, ofrohet hapur. Madje me zë dhe me figurë u transmetuan pamjet nga qendra e Tiranës, prapa Muzeut Historik, ku punonjëset e seksit ofronin marrëdhënie edhe në natyrë. Por në një prej kamerave të fshehta në Stacionin e Trenit, një punonjëse seksi përveç se shet trupin e saj, nuk mjaftohet dhe ofron edhe vajzën e saj të mitur, vetëm 16 vjeçe dhe shoqen e saj. Ajo e ofron fëmijën për marrëdhënie seksuale për një shumë prej 5 mijë lekësh ndërsa siguron “klientin” që…
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra pasditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës, ku ironizoi programin e PD. Paloka shkruan se gjatë qeverisjes së PD-së pensionet u rritën 67%, ndërsa gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën me 18%. Ai i quan 8 vite dështime dhe e akuzon Ramën për vjedhjen e 7 miliardë dollarëve. POSTIMI I PLOTË Rama paska “ironizuar” programin e PD nga Durrësi! Sa për kujtesë, gjatë qeverisjes së PD-së, pensionet u rritën 67%. Gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën vetëm me 18%, edhe…
Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë i ka marrë lejen për prodhim të kanabisit dhe produkteve të kanabisit kompanisë “5 letters”. Vendimi është marrë pas kontrolleve që ka kryer Komisioni në fshatin Alldincë të Krushevës, nga çka janë konstatuar parregullsi të shumta. Alsat e ndjek këtë rast me muaj, ndërsa qysh në janar kemi raportuar se policia kishte konfiskuar 18.300 rrënjë të kanabisit nga fabrika në fshatin Alldincë, për të cilat kompania nuk ka realizuar evidencë. – Advertisment –

