Një 44-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi ka tentuar të përdhunojë një 20-vjeçare.
Shtetasi B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, ka hyrë në banesën e një 20-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.