Author: almakos

Katër persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 307 raste pozitive. “Vdekjet janë regjistruar në komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2445 teste të kryera janë regjistruar 389 raste të reja me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 998 pacientë. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 4 persona. Viktimat janë nga Kumanova, Kavadari, Probishtipi, nga mosha 73 deri në moshën 87 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 95,736 rate, prej të cilëve 86,844 janë shëruar, kurse 2959 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 5.933 raste aktive. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për infermieret dhe sanitaren e arrestuar që kishin ngritur skemën kriminale tek spitali ‘’Shefqet Ndroqi’’. Gjykata e la këtë afat për shkak se i kërkon Prokurorisë të zbardhë komunikimet e tyre me sanitaren Tire Alldervishi. Po ashtu Gjykata kërkon nga prokurori i çështjes prova të tjera për veprat penale që akuzohen. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ”BalkanWeb” se infermierja Mira Bushi shpëtheu në lot pas këtij vendimi.

Lexo më Shumë

Anëtarët e KSHZ-së të ndarë në qëndrime mbi kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave për sigurimin e mjeteve për blerjen e terminaleve të nevojshme për zgjedhjet lokale. Kryetari Aleksander Dashtevski kërkon përfshirjen e organeve më të larta duke mos përjashtuar as donacionet nga jashtë vendit. Dashtevski thotë se procedura e blerjes së terminaleve duhet mbarojë në kohë, për shkak se duhet siguruar edhe softueri, edukimi i anëtarëve dhe fushata sensibiluzuese. Kërkesa për ndarjen e mjeteve është dërguar dy javë më parë. – Advertisment – Të presim deri të premten që t’i arrijë përmes postës. Nëse nuk kemi përgjigje të adresohemi në…

Lexo më Shumë

Avokati i infermieres së arrestuar Rukije Hoxhaj ka deklaruar në seancë se klientja e saj nuk ka asnjë komunikim me sanitaren Tire Alldervishi. Sipas avokatit, përgjegjësia penale është individuale dhe emri i Rukije Hoxhajt vetëm përmendet tangent nga persona të tjerë. ‘’Përgjegjësia penale është individuale. Prokurori duhet të kishte theksuar se cili është rreziku i ikjes dhe për këtë arsye urdhrat e ndalimit janë të paligjshme. Rukije Hoxhaj nuk ka asnjë komunikim me Tire Alldervishin, por përmendet tangent nga persona të tjerë. Për këtë arsye klientja ime s’ka kryer asnjë vepër penale. Rukija nuk ka asnjë komunikim me askënd dhe…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria L.A. 31 vjeçar nga Haraçina, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim dhe lëshim në qarkullim të substancave narkotike”, dhe armëmbajtjes pa leje.“Pas informatave të marra paraprake, gjatë ditës së djeshme është kryer bastisje në dy lokacione në fshatin Haraçinë, me çrrastë nga L.A. janë gjetur dhe konfiskuar 2 qese najloni me 1.5 kilogram heroin, një qese me hashash, disa paketime me marijuhanë. L.A. është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren tek ‘’Shefqet Ndroqi’’. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tire Alldervishin për të fshehur provat. Të gjitha punonjëset e ‘’Shefqet Ndroqit’’ të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së nesërme (11.02.2021 e enjte), në orën 14:00, në vendkalimin kufitar Tabanoc, Kryeministri Zoran Zaev do ta mirëpresë delegacionin e udhëhequr nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të arrijë dërgesa e parë e vaksinave. – Advertisment – Ndryshe që më 18 janar të këtij viti kryeministri Zoran Zaev sot njoftoj se qeveria serbe ka ndarë për Maqedoninë e Veriut 8 mije vaksina kundër Covid-19, vaksina të kompanisë Pfizer. Zaev asokohe njoftoi se vaksinat do të paguhen me të njëjtin çmim që janë blerë nga furnizuesi Pfizer.

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se po rritet numri i moshave të reja që janë shtruar në spital. Fico shtoi se deri më tani 77% e kapaciteteve në spitale janë të zëna. ”Incidenca ësthë më e lartë dhe përhapja më e madhe. Mesatarja e javës është rritur në 1 mijë e 30. Pavarësisth numrit të shtuar të testimeve, të dhënat tregojnë rritje edhe moshat 15-24, 25-34. Sinjalet që po na jep laboratori i ISHP, përbën dyshim për variantet mutante.Këtë javë kemi shtim të infeksioneve respiratorë që shkojnë paralelisht me…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të lirojë nga qelia infermieren Ronida Hysi, e reja që i zbrazi llogarinë pacientit që ndërroi jetë nga koronavirusi. Togat e zeza kanë cakruar për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30 vjeçarja ka një fëmijë të mitur 2 vjeç. Sipas dosjes hetimore, kamerat e sigurisë të një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit…

Lexo më Shumë

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, tha sot kryeministri Zoran Zaev. Siç u shpreh ai vendi ka kaluar disa cikle të zgjedhjeve të parakohshme dhe se tani është koha të fokusohemi tek ekonomia. Ndërkohë për komentin e djeshëm të liderit opozitar Mickoski se nga Muri Kinez dhe hëna duken zgjedhjet e parakohshme, Zaev tha: “Nuk e di se cilët kozmonaut shohin nga hëna se si ajo do të ndodh, por unë theksoj se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë për shkak se nuk sjellin asgjë të mirë për shtetin. Edhe sikur të ketë, ato asgjë nuk…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e Franc Gurraj, djali i shtetases Violeta Gurraj, e cila u gjet e vrarë në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Djali i viktimës bën të ditur se nuk është ai personi i cili ka telefonuar policinë lidhur me ngjarjen e rëndë. Franc Gurraj momentalisht është një prej të dyshuarve të kësaj vrasje, por ai vetë në dëshminë e tij ka hedhur poshtë çdo dyshim të tillë. 24 vjeçari ka deklaruar se me datë 4 shkurt 2020 ai ka dalë nga paraburgimi ku ndodhej në burgun e Tiranës prej më shumë se një…

Lexo më Shumë