Author: almakos

Ndërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmit të vaksinimit, në Ballkanin Perëndimor ka nisur turizmi i vaksinimit, shkruan DW. – Advertisment – Ku mbarojnë konsideratat gjeopolitike dhe ku fillon shqetësimi për shëndetin e qytetarëve? Shumë qytetarë në vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë bërë këtë pyetje kohët e fundit ndërsa janë duke parë pafuqishëm se si në vendet fqinjë dhe më tej ka nisur vaksinimi në masë kundër koronës. Për shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar dekada të izoluar pas Perdes së Hekurt duke diskutuar me forcë se cili ka më shumë bomba atomike, SHBA…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me vranësira dhe reshje shiu. Nëpër male në pjesë perëndimore të vendit reshjet do të jenë me dëborë. Pasdite në disa vende më të larta reshjet do të kalojën në dëborë. Gjatë natës, sidomos përgjatë Vardarit do të fryj erë veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 15 gradë Celsiusë. – Advertisment – Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Është shtyrë pranim-dorëzimi i vaksinave kundër Covid-9 që duhej të vinin si donacion nga Serbia, njofton Alsat. Pranim-dorëzimi duhej të bëhej gjatë ditës së nesërme në Tabanoc, në takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidenti të Serbisë Aleksandar Vuqiç. Sipas qeverisë anulimi është bërë për shkak të dokumentacionit plotësues teknik. Sipas qeverisë pranim-dorëzimi i vaksinave do të kryhet ditëve të ardhshme. Ndryshe, bëhet fjalë për dërgesën e 8,000 vaksinave të “Pfizer”, për të cilat Zaev para rreth një muaji tha se do të mbërrinin në vendin tonë  si donacion nga Serbia , e që ishin siguruar pas një bisede telefonike…

Lexo më Shumë

Kongresi i rregullt i VMRO-DPMNE-së do të mbahet në muajin nëntor, kështu vendosi pas mbledhjes së sotme  Komiteti Qendror i kësaj partie. Komiteti Qendrorë ka hedhur poshtë iniciativën e Këshillit nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm më 28 mars, nismë kjo që prej kohësh ka adresuar kritika për kryetarin Hristijan Mickoski, të cilit kishin kërkuar edhe dorëheqjen e Mickoskit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla dhe gazetari i News 24, Erjon Skëndaj kanë debatuar me njëri-tjetrin për koronavirusin, në emisionin “Real Story”. Skëndaj u shpreh se në Tiranë nuk gjen më oksigjen dhe kushton shtrenjtë. Nikolla theksoi se nuk është e vërtetë deklarata, sipas së cilës, njerëzit nuk shkojnë në spitale, pasi kur të sëmurët janë në gjendje të rëndë, shkojnë në institucionet shëndetësore. Albert Nikolla: Ti si gazetar keqinterpreton të dhënat. Po thua tani janë mbyllur në shtëpi dhe kanë frikë të vijnë në spitale. Nuk është kështu, njerëzit tani nuk po fshihen nëpër shtëpi. ka persona që…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se situata nga koronavirusi është dramatike. Nikolla theksoi se pavarësisht se situata është dramatike, Shqipëria ka marrë masa dhe ndaj ka vdekjet më të pakta në Europë. “Të dhënat vijnë nga ISHP. Janë të dhëna që i nënshtrohen një përpunimi statistikor, zakonisht njëherë në dy javë. Situata është vërtetë dramatike. Sistemi ynë shëndetësor mund ta përballojë situatën. Ne jemi në nivelet më të ulëta në Europë sa i përket infektimit dhe vdekjeve. Anglia prsh ka vdekshmëri mbi 1000 në ditë zakonisht, edhe në përqindje…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, në rrugën hyrëse të Sarandës, në lagjen numër 1. Nga sa bëhet e ditur, makina “Range Rover” ka përplasur një vajzë, e cila ka qenë duke ecur në këmbë. Mësohet se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohet në spital. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmiir Mediu ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi u mbajt për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 25 prillit. Sot Basha arriti marrëveshjen me kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. PD ka arritur tashmë marrëveshje me Idrizin dhe aleatët e tjerë Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli sot paradite pas takimit një orësh me kreun e PD, Lulzim Basha, prej ku tha qartë se nuk ka asnjë dyshim që do të ketë marrëveshje mes tyre. Idrizi tha nga selia…

Lexo më Shumë

Situata në 4 spitalet covid në vend paraqitet serioze. Mësohet se këto ditë ka pasur një numër të lartë shtrimesh në këto spitale. Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për ‘News24’ deklaroi se në spitalet COVID 1 dhe COVID 2 ka rreth 70 urgjenca ditore. Ai bëri me dije se kapaciteti i shtretërve në 4 spitalet mund të shkojë nga 550 deri në 600. Ndërkohë, prej më shumë se 10 ditësh skaneri i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ është i prishur, dhe të gjitha rastet referohen drejt COVID1. Aktualisht në të gjitha spitalet rajonale ka rreth 20 pacientë të shtruar me…

Lexo më Shumë

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së pretendon se ka siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë për kongres më 28 mars. Nisma prej kohësh ka adresuar kritika për kryetarin Hristijan Mickoski. – Advertisment – Këshilli nismëtar për mbledhjen e kongresit të jashtëzakonshëm, arriti të sigurojë mbështetjen dhe nënshkrime nga shumica e delegatëve të cilët morën pjesë në zgjedhjen e kryetarit aktual Hristijan Mickoski. Delegatët që na u bashkuan janë unanim se Mickoski i tradhtoi pritshmëritë dhe se nuk ka plotësuar asnjë nga premtimet e dhëna për kthimin e partisë në binarët e fituesit, për rritjen e kapaciteteve…

Lexo më Shumë

Pas një takimi të gjatë me rektorët e Universiteteve i kam dërguar një shkresë Komitetit të Ekspertëve, dua të falenderoj anëtarët e nderuar të komitetit.  Besoj fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Do të kërkoja nga të gjitha Universitetet, së pari: në ato raste kur është e pamundur që provimi të bëhet online, provimi të bëhet në respekt të rreptë të masave anticovid. Të gjithë studentët që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, tiu ofrohet mundësia që ti bëjnë provimet në një sezon tjetër. Sezoni…

Lexo më Shumë

Shtohen kërkesat e ambientalistëve që Vodno të mbrohet me Ligj të ri, në vend të vendimit për shpalljen e zonës së mbrojtur të kategorisë së pestë. Këtë e mbështeti sot edhe kreu i Shkupit Petre Shilegov i cili tha se që nga fillimi ka qenë që për Vodnon të ketë ligj të ri të posaçëm.  Në debatin publik për Vodnon, përfaqësuesi i Qytetit të Shkupit mbrojti qëndrimin që mali të mbrohet me vendim, dhe jo me ligj. – Advertisment – “Unë në asnjë variant nuk kam ndërmend ta zhvendos vijën e ndërtimit në Vodno. Unë madje thashë se unaza jugore…

Lexo më Shumë