Pas një takimi të gjatë me rektorët e Universiteteve i kam dërguar një shkresë Komitetit të Ekspertëve, dua të falenderoj anëtarët e nderuar të komitetit. Besoj fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.
Do të kërkoja nga të gjitha Universitetet, së pari: në ato raste kur është e pamundur që provimi të bëhet online, provimi të bëhet në respekt të rreptë të masave anticovid. Të gjithë studentët që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, tiu ofrohet mundësia që ti bëjnë provimet në një sezon tjetër.
Sezoni i provimeve të jetë për një afat 45 ditësh, së katërti mungesat të mos u penalizojnë studentët për të hyrë në provime, duke marrë parasysh vështirësitë që ka pasur.
Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 persona, provimi të zgjasë jo më shumë se 1 orë, të mbahet me detyrim maska dhe të ketë higjenë të plotë në salla. Secili prej Universiteteve duhet të ketë rregulloren para nisjes së sezonit.