Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, në rrugën hyrëse të Sarandës, në lagjen numër 1.
Nga sa bëhet e ditur, makina “Range Rover” ka përplasur një vajzë, e cila ka qenë duke ecur në këmbë.
Mësohet se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohet në spital.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.