Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se po rritet numri i moshave të reja që janë shtruar në spital.
Fico shtoi se deri më tani 77% e kapaciteteve në spitale janë të zëna.
”Incidenca ësthë më e lartë dhe përhapja më e madhe. Mesatarja e javës është rritur në 1 mijë e 30.
Pavarësisth numrit të shtuar të testimeve, të dhënat tregojnë rritje edhe moshat 15-24, 25-34. Sinjalet që po na jep laboratori i ISHP, përbën dyshim për variantet mutante.Këtë javë kemi shtim të infeksioneve respiratorë që shkojnë paralelisht me sezonin e dimrit.
Edhe shtrimet në spitale, çka e kemi mësuar se me rritjen e të infektuarve, dhe të intubuarve pësojnë rritje. Mosha mesatare në spitale është ulur.
Aktualisht 77% e kapaciteteve në 4 spitalet COVID janë të zëna. Në shërbimet e reanimacionit janë 34% të zëna. Fakti e këtyre vendimeve tejet të vështira, për profesionistë, autoritete shëndetësore, ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor. Kemi ndjekur dhe provuar që sa herë kemi respektuar kemi shkuar para.
Pavarësisht masave të reja sot, duhet të jemi të qartë që distancimi fizik, maska, puna online aty ku duhet. Mësimi me implemente online, çfarë na është rekomanduar, ato janë duhen zbatuar, dhe bashkë do ia dalim.”- tha Fico.