Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren tek ‘’Shefqet Ndroqi’’.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë fshirë komunikimet me Tire Alldervishin për të fshehur provat.
Të gjitha punonjëset e ‘’Shefqet Ndroqit’’ të cilat kishin krijuar një skemë kriminale brenda spitalit për të zhvatur pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.