Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 16 viktima dhe 1239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikës nuk sqaron paqartësitë e krijuara rreth regjistrimit të shtetasve resident ose joresidentë nga një person i afërm, për të cilët drejtori Apostoll Simovski deklaroi se nuk do të mund të jepen të dhëna për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore. Opinioni nuk është sqaruar se si kjo do të realizohet, pasi nuk parashikohet as në ligj dhe as në metodologjinë e regjistrimit. Edhe pse kishte premtuar një sqarim, Simovski vendosi të heshtë për këtë çështje. Megjithatë, për media të tjera, ai ka deklaruar se u ka dhënë mundësinë ekspertëve të shqyrtojnë dispozitat e ligjit dhe metodologjisë para…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë prej 6 mln eurosh që i përkasin 37-vjeçarit Alban Xhepa. Gjatë operacionit të koduar “Transferta e gabuar”, policia zbuloi skemën se si 37-vjeçari i kalonte pasuri familjarëve. Në total u sekuestruan: “10 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 ambiente bar-restorant dhe disa biznese call center”. Policia bën me dije se disa prej pasurive, 37-vjeçari i kishte kaluar në emër të familjarëve të tij. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një pasuri prej 6 milionë eurosh, që i përkasin një shtetasi të dënuar për trafik droge. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Xhepa, i cili rezulton i dënuar 3 herë në Itali në fushën e narkotikëve dhe për krime kundër personit. Njoftimi i plotë: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime për veprën penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për shtetasin A. Xh dhe ka arritur të sekuestrojë një numër të madh pasurish të luajtëshme dhe të paluajtëshme. Hetimet kane…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 234 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes. Autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814. Njoftimi i IKSHPK: 209 TË SHËRUAR DHE 234 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private…

Lexo më Shumë

Dorjana Bezat Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në rrugën “Halil Hoxha” pranë Insitut Bujqësor në kryeqytet. 77 vjeçari Shaban Rama i cili në tetor të vitit të kaluar kishte ndërruar jetë, për shkak të Covidit. Pas ceremonisë mortore dhe pritjes së ngushëllimeve , e bija e tij Vera mendoi të shkojë në shtëpinë e të atit për të mbledhur kujtimet por edhe  për të kontrolluar me qëllim për të gjetur dhe dorëzuar në Kom.Pol.3, armën e gjahut, ku i ndjeri e ka patur me leje që në vitin 1995. Gjatë kontrollit, në tualet, mbrapa boljerit të dushit, ajo ka…

Lexo më Shumë

Plani operativ i vaksinimit do të nis të zbatohet që nga java e ardhshme në të gjitha poliklinikat e Shkupit dhe në pikat e vaksinimit të qyteteve tjera. Burimet e Alsat thonë që 200 mijë vaksinat kineze do të arrijnë më 16 shkurt në vend, pas çka shpërndarja e tyre do të bëhet në frigoriferë të posaçëm. – Advertisment – “Deri më tani janë paraqitur 4 mijë punonjës shëndetësor, prej të cilëve rreth 2 mijë janë në Shkup, pjesa e mbetur janë nëpër qytetet tjera”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. Filipçe tha se sipas planit 2,500 qytetarë mund të…

Lexo më Shumë

Zbardhen të tjera detaje nga zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, më 6 janar në Shqipëri. Mediet fqinje kanë publikuar këtë të martë një bisedë të zhvilluar më 5 dhjetor të vitit të kaluar në ËhatsApp mes biznesmenit Pecorelli dhe një miku të tij. Numri, siç dëshmohet nga biseda, është ai shqiptar dhe momenti kur ai del së fundmi online është më 4 Janar. Davide, duke iu përgjigjur mikut të tij që e pyet se ku është, në fund shkruan: “Po po sot kthehem në Vlorë pastaj deri të enjten do të jem në Tiranë për të mbyllur kontratat. Këtu…

Lexo më Shumë

Punëtorët e hotelierisë dhe gastronomisë në vend të jenë ndër të parët që do të vaksinohen kundër Kovid-19. Kjo u kërkua nga përfaqësuesit e Shoqatës së Hoteleve të Maqedonisë në takimin me Agjencinë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit. Nga HOTAM thonë se nëse duam mysafirë vendas dhe të huaj, ata duhet të jenë të sigurt se do të akomodohen dhe shërbehen nga stafi i sigurt. Në vendin tonë ka 15,000 deri në 20,000 punëtorë gastronomik dhe të turizmit. – Advertisment – Nëse kjo nuk bëhet, nuk do të kemi destinacion të sigurt. Vizitori nuk do ta ndiejë atë siguri,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek Gjykata Penale-Shkup ka dorëzuar aktpadi kundër një personi i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të substancave narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. – Advertisment – “Më 15 janar në shtëpinë e babait të 48 vjeçarit në Hasan Beg, janë gjetur 14 kilogram dhe 131 gram marijuhanë të paketuar në 39 paketime si dhe katër litra vaj hashashi. Përveç kësaj gjatë bastisjes policia ka gjetur edhe një pistoletë “Crvena Zastava” me kalibër 9mm, dy karikator dhe gjithsejtë 57 plumba nga kalibri i njëjtë”, njoftojnë nga MPB-ja. Prokurori Publik…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajëmruar se nesër me të gjitha gjasat do të ketë shtrëngim të masave kufizuese.Rama njofton se nesër mblidhet Komiteti Teknik dhe ata janë të shqetësuar dhe do të bëjnë propozimet e veta. Ai theksoi se më shumë se sa numrat, më shumë shqetësuese është moszbatimi i masave aktuale që çon në problemet e tjera. Sipas tij, masat nuk i shamngin dot infektimet, por ulin ritmin e tyre duke garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbimin shëndetësor. ”Ishte një anekdotë e bukur në Francë, dikush pyeste një virolog që a…

Lexo më Shumë

Rama deklaroi se sipas planit të qeverisë, shëndetësia shqiptare është në rrugën e duhur pasi deri tani janë pastruar rrënojat, hedhur themelet dhe tani duhet të plotësohet me të gjitha elementet. Ai gjithashtu shtoi se tashmë reforma do të vijojë me dhënien autonomi për spitalet dhe vetë mjekët, ndërkohë që paralajmëroi se ndryshimi do kohë. ”Një praktikë e panevojshme në kushtet duke punuar, mund të marrin rroga shumë më të larta se këto që marrin sot, në bazë të shërbimit që marrin. Patjetër ky projektpilot do të jetë një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe një burim shumë i rëndësishëm…

Lexo më Shumë