Zbardhen të tjera detaje nga zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, më 6 janar në Shqipëri. Mediet fqinje kanë publikuar këtë të martë një bisedë të zhvilluar më 5 dhjetor të vitit të kaluar në ËhatsApp mes biznesmenit Pecorelli dhe një miku të tij. Numri, siç dëshmohet nga biseda, është ai shqiptar dhe momenti kur ai del së fundmi online është më 4 Janar.
Davide, duke iu përgjigjur mikut të tij që e pyet se ku është, në fund shkruan: “Po po sot kthehem në Vlorë pastaj deri të enjten do të jem në Tiranë për të mbyllur kontratat. Këtu me të vërtetë zgjat shumë… nuk është çështja vetëm tek kontrata që mund të jetë 30 ,40, 70 mijë euro, shqiptarëve qoftë për italianët apo të tjerët u duhet kohë për t’iu besuar!!”.