Dorjana Bezat
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në rrugën “Halil Hoxha” pranë Insitut Bujqësor në kryeqytet. 77 vjeçari Shaban Rama i cili në tetor të vitit të kaluar kishte ndërruar jetë, për shkak të Covidit.
Pas ceremonisë mortore dhe pritjes së ngushëllimeve , e bija e tij Vera mendoi të shkojë në shtëpinë e të atit për të mbledhur kujtimet por edhe për të kontrolluar me qëllim për të gjetur dhe dorëzuar në Kom.Pol.3, armën e gjahut, ku i ndjeri e ka patur me leje që në vitin 1995.
Gjatë kontrollit, në tualet, mbrapa boljerit të dushit, ajo ka gjetur të fshehur një armë zjarri automatik model 56, dhe një krehër me një fishekë që dyshohet se e ka pasur i ati pa leje. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe po hetohet nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.