Është zhvillluar ditën e sotme analiza vjetore e punës për vitin 2020 e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP), ku morën pjesë në një takim “online” Ministrja Evis Kushi, drejtues të DPAP, drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore.
Nëpërmjet rrjetit, Ministrja Kushi shprehet se “Në analizën vjetore të punës për vitin 2020 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar vlerësova mes të tjerave: menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19; mirëmenaxhimin e Maturës Shtetërore; shpërndarjen e teksteve falas në arsimin parauniversitar; përmirësimin e shërbimit psiko-social në shkolla dhe konsolidimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.Duke përfunduar postimin, Kushi thekson: “Vëmendja jonë është dhe do të jetë sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës”.