Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake flakët janë përhapur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Paraprakisht mësohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ka nisur evakuimi i banorëve të pallatit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 08.02.2021, rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka problem për banorët.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.