Një 30-vjeçar është gjetur paraditen e sotme pa shenja jete në bregun e detit në Vlorë.
Policia bën me dije se se personi në fjalë është i seksit mashkull, dhe nuk është identifikuar ende, teksa dyshohet se 30-vjeçari është mbytur në det dhe uji e ka nxjerrë në breg,
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.