Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 249 raste të reja me COVID-19. Zemaj ka pohuar se nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitivë, transmeton Telegrafi. “Ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10,8 %, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë. Brenda 24 orëve, nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid 19”, ka theksuar ai. Tutje, ai ka shkruar se “krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën Anti Covid, që do të…
Author: almakos
Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente përse nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill: “Fjeti gjumë në 4 vjet që drejtoi Tiranën dhe braktisi 3 herë detyrën që i besuan qytetarët”. “Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë…
Ministria e Shëndetësisë nuk tregon nëse ka kontaktuar me mjekët amë para përpilimit të metodologjisë për vaksinim, duke pasur parasysh se një nga dy mënyrat për realizimin e vaksinimit është përmes mjekëve të familjes. Nga dikasteri në fjalë gjithashtu kërkuam përgjigje nëse ka pasur ankesa apo sugjerime nga mjekët amë rreth kësaj metodologjie, duke pasur parasysh se kjo do të shtojë fluksin e tyre të punës. Nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigje se metodologjia e vaksinimit nuk ndikon në shtimin e fluksit të punës së mjekëve amë. – Advertisment – Plani i vaksinimit përgatitet në mënyrë që të organizohet imunizimi…
Një vajzë 30 -vjeçare banuese në Drenovë të Mallakastrës ka goditur me thikë bababën e saj 60 vjeçar dhe vëllanë 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar në këtë fshat. Policia deklaron se vajza vuante nga problemet e shëndetit mendor. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër. Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H.,…
Gastronomët e Strugës kërkojnë ndihmë të drejtpërdrejtë nga komuna, në mënyrë që, siç thonë ata, të jenë në gjendje ti përballojnë më lehtë pasojat e shkaktuara nga pandemia Kovid 19. Ata duan të subvencionohen për shërbimet komunale, të lirohen nga pagesa e tatimeve, për vendosjen e pajisjeve urbane përpara objekteve të tyre. Ata thonë se Struga është qytet turistik dhe kjo është arsyeja pse komuna duhet të mendojë që ti ndihmojë turizmit. – Advertisment – Sa i përket qirave, kemi pasur pak punë këtë verë, kemi vendosur poshtë disa tavolina, dhe komuna na thotë të paguajmë për ato. Ne dëgjojmë…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën e urimit për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ka komentuar edhe kërkesën e presidentit amerikan për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç, siç transmetojnë mediat serbe, ka deklaruar se tashmë e ka thënë një herë në Uashington se çfarë mendon për njohjen e Kosovës dhe se përgjigjja e tij nuk do të jetë ndryshe. “Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Faleminderit për urimet. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se…
Për Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, kërkesa e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fund të vitit së bashku me zgjedhjet lokale është e papranueshme. – Advertisment – “Ne kemi nevojë për të ndaluar zgjedhjet e parakohshme, ato pengojnë ekonominë. Vendi ka një drejtim të qartë në të cilin po lëviz. Çdo drejtim i hershëm do të thotë ngadalësim i proceseve ekonomike. Zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2024 dhe deri atëherë të gjithë duhet të hapim mëngët dhe të punojmë, tha Zoran Zaev, kryeministër. Ndryshe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sot dhe…
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka zhvilluar një takim me votuesit në Kombinat të Tiranës për herë të parë. Kryemadhi ka kritikuar hapur daljet e fundit të kryeministrit Rama, teksa është shprehur se ai bën ”llapa llapa” gjithë ditën ndërsa ka deklaruar se po të kishte drejtësi, do ia priste rrogën pasi ka 4 orë që bën dërr dërr.Ajo shton se nuk votuesit nuk duhet të merren më me Ramën, po më 25 prill duhet që të votojnë për veten e tyre. FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI Ne në fakt sot jemi në takimin e 3 a 4 që po bëjmë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka trajtuar disa çështje në Sarandë nga çështja e detit me Greqinë, kufijtë deri tek turizmi detar. Për këtë të fundit Rama i ka kërkuar sarandiotëve të marrin shembull nga francezët e Korsikës, ku qytetarët dhe shteti nuk falin nëse bën ndërtime pa leje apo edhe të hedhësh cigare në rërë. Ai thotë se shtetit nuk mund të zëvendësojë ndërgjegjien. Madje Rama ka deklaruar se akti ëm i madh patriotik i shqiptarëve sot është mos hedhin mbeturina. Kryeministri theksoi me ironi se shqiptarëve sot nuk i kërkohet të shkojnë në luftë, pasi edhe po u…
Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, 1,520 persona kanë humbur jetën. Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mbi 62 mijë persona janë infektuar, ndërsa janë shëruar 53,768, kurse numri i rasteve aktive mbetet është 6,721. Numri total i rasteve pozitive është 62,009 raste nga 247,484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,520 raste të vdekjes. “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53,768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,721”, thuhet në…
Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.2021) në gjithë territorin e vendit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 504 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
57-vjecari Pelivan Sinanrrapaj, banues në qytetin e Ballshit, i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 Janar ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë. Lajmi tragjik bëhet i ditur nga gazetari Ervis Kuçi. Ka qenë pasditja e 29 janarit kur 57 vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, Festim Alimetaj, dhe Ferdinand Meraj, të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Nga përdorimi…

