Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka trajtuar disa çështje në Sarandë nga çështja e detit me Greqinë, kufijtë deri tek turizmi detar.
Për këtë të fundit Rama i ka kërkuar sarandiotëve të marrin shembull nga francezët e Korsikës, ku qytetarët dhe shteti nuk falin nëse bën ndërtime pa leje apo edhe të hedhësh cigare në rërë.
Ai thotë se shtetit nuk mund të zëvendësojë ndërgjegjien. Madje Rama ka deklaruar se akti ëm i madh patriotik i shqiptarëve sot është mos hedhin mbeturina.
Kryeministri theksoi me ironi se shqiptarëve sot nuk i kërkohet të shkojnë në luftë, pasi edhe po u çmend ai bashkë me qeverinë nuk i lë njeri të ndryshojnë kufijtë.
”Duhet të marrin shembull nga korsikanët. Nuk falin, nuk falin, qytetarët, Bashkia. Nuk them që ta hedhin në erë shtëpinë po shkele kufizimet. Kur e ke shtëpinë 2 katëshe, dhe ti e do 4 katëshe, sa hedh fitilat e katit të tretë e ke shtëpinë në erë me dinamit.
Janë patriotiotë të vërtetë. Nëse në Korsikë dikush hedh një bisht cigareje në rërë, e merr gjobën sa frëngu pulën dhe është non-grata në atë hotel. Vendoset në listën e zezë, po u vendos më shumë se njëherë në listën e zezë nuk lejohet me të hyjë në Korsikë.
Mund të bëni më shumë, mund të bëjmë më shumë. Nuk mundet që shteti, policia, bashkia të zëvendësojnë ndërgjegjien.
Akti më i madh patriotik i shqiptarëve sot është mos hedhin mbeturina sot. Nuk i kërkohet një shqiptari sot as të shkojë në luftë, as të mbrojë kufijtë. Edhe sikur të çmendem unë, edhe qeveria, nuk ndryshojnë kufijtë mçeftas. Nuk janë ato arkat e mallrave të kohës së tymit. Nuk ka akt më patriotik, të paguash atë që të takon. Thonë amerikanët që ësthë akt i madh. Dhe sot në Shqipëri mos hedhësh mbetjet përtokë. Nuk di unë ndonjë shqiptar të ngatërrojë qenefin me dhomën e gjumit, ta ngatërrojë dhomën e gjumit si qenef. Pse kur dell jashtë s’e ngatërron vendin.”- tha Rama.



