57-vjecari Pelivan Sinanrrapaj, banues në qytetin e Ballshit, i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 Janar ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë. Lajmi tragjik bëhet i ditur nga gazetari Ervis Kuçi.
Ka qenë pasditja e 29 janarit kur 57 vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, Festim Alimetaj, dhe Ferdinand Meraj, të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Nga përdorimi i dhunës së tre shokëve të tij ndaj Sinanrrapajt që atë natë ai u dërgua në spitalin e Ballshit, por nga goditjet e marra u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës.
Edhe pse prej ditësh trajtim dhe kontroll të vazhdueshëm nga bluzat e bardha, 57 vjecari ka ndërruar jetë. Mësohet se ceremonia mortore kryhet këtë të dielë në orën 14:00.
Menjëherë pas ngjarjes, policia kreu ndalimin e tre shokëve të 57- vjeçarit, ndërkohë që gjykata mori dhe masën e sigurisë disa ditë më parë.



