Detaje të reja zbardhen nga vrasja e sotme në qytetin e Vlorës, në lidhje me viktimën e atentatit të rëndë që ndodhi pranë Bibliotekës.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “News 24” se një automjet është gjetur i djegur pak kohë pas atentatit. Deri më tani ende nuk janë identifikuar atentatorët, ndërsa raportohet të jenë dy persona.
Atentatorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të Covid. Në vendngjarje ka shumë kamera, por maskat bëjnë të pamundur shpesh identifikimin e autorëve.
Mësohet se Qarri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge në Itali.



