Aktivitja e shoqërisë civile, Sevim Arbana, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj, që në gjykim të jetë personalisht Kryeministri Rama, ne rolin e paditësit.
“Në gjyqin tim me K/M Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit tim Av Dorian Matlija , që në gjykim të jetë personalisht Kryeministri Rama, ne rolin e paditesit
Sot gjykata pranoi kërkesën tonë.
Jam në pritje të datës dhe përballjes me Kryeministrin.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbanën.
Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Shoë” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.
Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milione lekë dëmshperblim për shpifje.



