Propozim ligji me të cili do të mundësohet ndërtimi i Qendrës së re Klinike, mbetet i heshtur në procedurat parlamentare. Deputetët e pushtetit thonë se ndërtimi i Qendrës së re Klinike është prioritet i Qeverisë dhe presin që sa më shpejtë të miratohet Propozim ligji. Edhe nga opozita thonë se vendit i nevojitet kjo qendër e re klinike dhe se duhet të mbështetet Miratimi i Ligjit. Por as nga pushteti e as nga opozita nuk kanë përgjigje për arsyet pse Propozim Ligji ka ngecur në procedurat parlamentare.
– Advertisment –
Besoj se në periudhë sa më të shpejtë do të mund të vendoset në seancë të Komisioneve, e se shpresoj që për këtë nuk do të bëhen obstruksione për ndërtimin sa më të shpejtë të Qendrës së re Klinike e moderne. Nuk mendoj se duhet të kenë diçka kundër, por prej kur ka filluar kjo përbërje parlamentare bëhen obstruksione për gjithçka- deklaroi Nenad Kociq, LSDM.
Që do të thotë patjetër të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme e që do të mundësojë kualitet më të mirë të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Nëse mua personalisht më pyesni unë do të mbështesja zgjidhje të tillë sepse sistemi shëndetësor ka nevojë edhe për avancimin e shërbimeve shëndetësore, por edhe për Qendër të re Klinike- pohoi Sinisha Stojanoski, VMRO-DPMNE.




