Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kthyer me ironi një komentuesi në rrjetin social “Facebook”, i cili i ka kujtuar se si disa kalamaj e kanë pritur me thirrjet “Rama ik” gjatë një vizite.
Rama thotë se argëtohet kur dëgjon kalamaj që i thërrasin ashtu një “dymetroshi” si puna e tij. Kryeministri nuk harron të thumbojë PD-në, për të cilën thotë se është katandisur duke gënjyer veten me thirrjet e kalamajve.
“Kam degjuar here te tjera kalamaj që thonë “Rama ik” dhe kënaqem kur i dëgjoj se argëtohen me këtë thirrje kundrejt një dymetroshi si puna ime (siç argetohesha dikur unë me kalamajt e tjerë me ariun Silva , po ti se di kush është ariu Silva), ndërkohë që kur shoh se si kenaqen disa si puna jote me këtë fakt, ndjej këqardhje se si u katandis PD-ja e shkretë që gënjen veten me thirrjet e kalamajve! Dhe problemi më I madh e di kush është? Që ata kalamajtë, me mua argëtohen, kurse ju s’ju kanë fare në llogari se kaloni a s’e kaloni në rrugë”.



