LSDM-ja “nuk e kupton” kërkesën e kreut të opozitës maqedonase, Mickoski për kombësi “maqedonase” në letërnjoftime dhe mos-përdorim të emrit të ri kushtetues në këto dokumente identifikimi. “Nuk e kuptojmë pse ka kushte shtesë nga opozita, derisa ka pasur deri tani ligje që i kanë votuar, ndërsa janë të lidhura me emrin e ri kushtetues të shtetit” shprehet LSDM për Alsat. – Advertisment – “Siç duket, qëllimi i liderit të opozitës është tjetër, por kjo i vendos në situatë të palakmueshme deputetët e grupit të tij parlamentar që deri tani nuk kanë pasur kurrfarë problemi me korrespodencën e Kuvendit sipas…
Author: almakos
Të drejtën e tyre për të votuar sot e kanë shfrytëzuar edhe banorët e Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë. Mësohet se Ekipi lëvizës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është stacionuar në këtë institucion, ku të moshurit që prej mëngjesit kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Në shtëpinë e të moshuarve ndodhej edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Shërbimit Social, Bahtije Ismaili, i cili bëri me dije se procesi i votimit në këtë institucion po shkon sipas të gjitha rregullave antiCOVID. Ajo tha se aty do të votojnë 39 të moshuar, aq sa edhe ishin në…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë-Ohër, përmes rrugës malore Preseka. Nga LAMM njoftojnë se kjo ndalesë është hequr që nga ora 13.00. – Advertisment –
Alfred Cako i njohur si konspiracionist, është infektuar me Covid. Cako është një nga personat që ka mohuar ekzistencën e virusit madje për vaksinën është shprehur se është një formë eutanazie për të ulur numrin e popullsisë në botë. Në daljet e tij televizive ai është shprehur se koronavirusi është një plan për të zhdukur popullsinë e bardhë të Perëndimit e se po tentohet të vaksinohet me dhunë gjithë Perëndimi dhe sidomos ato vende ku raca e bardhë është shumicë.
Kreu i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se të gjitha rrugët dhe bulevardet në Shkup janë pastruar pas reshjeve të borës, transmeton Alsat. – Advertisment – “Të gjitha rrugët dhe bulevardet e qytetit janë të pastra dhe kalueshmëria e tyre sigurohet gjatë gjithë ditës dhe natës nga shërbimet e qytetit. Më shumë se 1,000 ton kripë industriale u hodhën për të pastruar borën me 18 kamionë, në tre pika në qytet. Për momentin, po pastrohen zonat e këmbësorëve dhe trotuaret”, ka shkruar Shilegov.
Një person nga Kërçova ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga, transmeton Alsat. Sipas SPB-Tetovë aksidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novo Sellës, ku makina e tipit “BMW” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga 54-vjeçari M.S. ka humbur kontrollin. – Advertisment – “Në aksident M.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa bashkudhëtarja N.S. (52) dhe bashkudhëtari Q.A. (52_, nga Kërçova kanë marrë lëndime të rënda trupore, pas çka janë…
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër deklaron se ditën e sotme autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në…
Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës: Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera. Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre. Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir. Të vendosin rripin e sigurimit. Të mos kryejnë…
Gjatë 24 orëve të fundit (13/14.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 301 shkelje për mosmbajtje të maskës si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Përveç temperaturave të ulëta dhe borës, Shkodra duhet ende të përballet me pasojat e përmbytjeve. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se janë 2200 hektarë tokë nën ujë në dy njësi administrative, Dajç dhe Velipojë. Në Dajç janë 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore. Rrugë të bllokuara në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 140 cm në rrugë. Shtëpi të përmbytura janë 9, por uji i ka liruar. Prezencë uji në oborre kanë 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj…
Presidenti serb, Aleksandar Vuqiç në pranim-dorëzimin e vaksinave Pfizer që u realizua sot në Tabanoc tha se këtë veprim e she si dëshmi për miqësinë me Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Vuqiç theksoi se 4.800 vaksinat e para nga gjithsej 8.000 vaksina që janë ndarë për Maqedoninë është dashur të dorëzohen më herët, por që ka pasur probleme teknike me kompaninë Pfizer. – Advertisment – “Po ngrihem, kështu që do ta shkurtoj fjalimin. E shoh që as ju nuk e keni ngrohtë. Unë jam i lumtur që kemi pasur mundësi ta bëjmë këtë, mund ta kishim bërë këtë dhjetë ditë…
Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në qarkun e Korçës, Gazetarja Lorena Kodra raportoi se temperatura aktualisht është minus 8 gradë. Kontraktorët kanë zbritur që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e rrugëve, por në disa zona e pamundur ndërhyrja. Në Voskopojë e Dardhë 50 cm borë, në fshatin Shtyllë më shumë se 1 metër. Në aksin Boboshticë-Dardhë probleme me qarkullimin. Të gjitha fshatrat e Dardhës, Proptisht e Velçan kanë probleme me energjinë elektrike. Velçani është i bllokuar, ku trashësia e dëborës arrin në 70cm. Trebinja është e bllokuar krejtësisht, ndërsa dëbora shkon 40 deri në…

