Pak para se në vendin tonë të mbërrijnë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka publikuar disa fotografi të frigoriferëve që do të sigurojnë temperaturë optimale për ruajtje të vaksinave, transmeton Alsat. – Advertisment – “Frigoriferët për ruajtjen e vaksinave Pfizer janë gati. Është trajnuar edhe ekipi teknik i personelit, që do të ndjek temperaturën dhe do të kujdeset për të gjitha standardet”, ka shkruar Filipçe në mbishkrimin e fotografisë. Ndryshe, sot në vendin tonë pritet të vjen dërgesa e parë nga 8 mijë dozat e vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.
Author: almakos
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë. Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. Kryetarja e Komisionit Qendror…
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako foli në një lidhje telefonike për News24 për situatën në vend për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës. Çako tha se nuk ka asnjë aks të bllokuar, por se për shkak të ngricave lëvizja ka vështirësi dhe apeloi drejtuesit e mjeteve për kujdes. Ai deklaroi se reshjet e dëborës do të vijojnë në zonat malore, ndërsa prezenca e akullit është pothuajse në të gjithë vendin. Sa i përket Lezhës, Çako tha se situata është normale. “Asnjë aks rrugor për momentin nuk është i bllokuar. Prrenjas-Librazhd dhe rruga në drejtim të Korçës,…
Photo: MIA Një kamion ka rrëshqitur duke dalë nga nga rruga gjatë mbrëmjen e djeshme afër fshatit Rosoman në Ribarci, aksidenti mundë të ketë ndodhur për shkak të rrugëve me dëborë, konfirmoi Veroljub Dodevski, zëdhënësi i SPB-Veles. Dodevski sqaroi se askush nuk është lënduar, vetëm se është shkaktuar dëm material. – Advertisment –
Pas më shumë se 4 vitesh, Tiranë është zgjuar ditën e sotme e zbardhur. Reshjet e borës i kanë dhënë një tjetër pamje kryeqytetit. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë edhe në orët e vona të natës për të shijuar këtë dukuri të rrallë për Tiranën. Zonat që janë më të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik, ku autoritetet apelojnë për përdorimin e zinxhirëve.
Moti do të jetë i vranët me reshje të borës, me intensitet më të madh paradite veçanërisht në pjesët jugore. Shtresa e borës kudo do të zmadhohet, transmeton Alsat. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale edhe nesër kudo do të jetë negative dhe do të jetë në interval prej -8 deri në -2 gradë Celsius. – Advertisment – Në Shkup moti do të jetë me vranësira, në mëngjes në mesditë do të ketë reshje dëbore. Do të fryjë…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese ka informuar se gjatë ditës së nesërme do të pranojnë dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga Serbia, shkruan Alsat. – Advertisment – “Nesër në ora 10 në vendkalimin kufitar Tabanoc do të arrijë dërgesa e parë me vaksina nga Republika e Serbisë. Në pranim-dorëzimin do të merr pjesë delegacioni nga Republika e Serbisë, që do të udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuqiç, kurse nikoqir do të jetë kryeministri Zaev”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes Serbisë ka siguruar 8 mijë doza të vaksinës Pfizer kundër…
Porti i Barit në Itali ka pezulluar lundrimet drejt Durrësit për shkak të motit të keq dhe erës së fortë. Mësohet se dy tragete të linjës Durrës-Bari nuk do të lundrojnë ditën e sotme, teksa edhe për anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat është pezulluar lundrimi. Dallgëzimi i madh në det nga 7 deri në 8 ballë ia pamundëson lundrimin në detin Adriatik.
Mjeku reanimator në QSUT, Artur Hatija, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e rënduar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku i njohur u shpreh se në spital shkojnë raste të agravuara, që kanë probleme kryesisht respiratorë. “Në spital paraqiten raste të agravuar dhe me probleme të shumta, sidomos respiratore. Kjo lidhet me ndjekjen në shtëpi. Ne e dimë se jo të gjithë pacientët e infektuar me Covid shkojnë në spital. Madje rekomandohet më shumë qetësia, qëndrimi në shtëpi”, tha mjeku. Deri kur duhet të qëndrosh në shtëpi?Janë disa parametra. Janë shumë të rëndësishme analizat,…
Familjarët që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e Llaskarcës dy vjet më parë, marshuan nga pika pagesore në Gostivar deri para objektit të Komunës, në shenjë nderimi për 16 personat që humbën jetën në këtë tragjedi. Marshuesit kërkuan nga Institucionet drejtësi për rastin ndërsa transportuesve u apeluan për kujdes me udhëtarët. Paraprakisht kreu i Gostivarit Arben Taravari bëri homazhe në Llaskarcë, ndërsa nga atje u shpreh i zhgënjyer me zvarritjen e procesit gjyqësor për këtë rast. – Advertisment –
Situata e pandemisë në vend, ishte temë diskutimi në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa. Për të folur rreth kësaj tematike, ishte i ftuar mjeku Artur Atija. Mjeku nënvizoi se shtrimet në spitale ndryshojnë nga ora në orë, ndërsa në Spitalin Infektiv, në QSUT, ku dhe ai punon, aktualisht janë 170 të shtruar, 5 pacientë të intubuar dhe 13 në terapi intensive. Mjeku tha se ka një ulje të moshës së personave të infektuar, ku fatkeqësisht këta persona po manifestojnë simpotma agresive. Ai tha se i riu i fundit që ishte në intubmim, ishte një…
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende, transmeton Alsat. Vazhdojnë reshjet e borës në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit, kurse nëpër gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut. – Advertisment – Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” apelon për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë. Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, që nga ora 17:00 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafthanë, ndërsa për…

