Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur jetën nga Covid në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se janë regjistruar 1152 raste të reja me koronavirus, nga 3994 testime të kryera. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.Ju njohim me situatën e COVID19 në…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me Covid në Kosovë ndërsa janë regjistruar 290 raste të reja. Njoftimi: 336 të shëruar dhe 290 raste me covid-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74…
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në këto ditë, kur moti është përkeqësuar ndjeshëm dhe situata e lëvizjes në rrugë është vështirësuar. Reshjet e dendura të borës, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë mbuluar gjithë vendin. Kontraktorët e mirëmbajtjes së rrjetit rrugor kombëtar, që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë në terren me forca të shtuara me mjete, staf dhe materiale kripë, që gjatë natës së kaluar e gjatë ditës pa pushim. Me gjithë njoftimet e dhëna në media për motin e keq që do përfshinte vendin,…
Reshjet e borës që filluan nga mëngjesi pritet të intensifikohen gjatë natës. Enti hidrometeorologjik paralajmëron se në pjesët lindore do të ketë shtresë bore prej 10 cm, ndërsa në ato perëndimore mes 20 dhe 30 cm. Temperaturat do të jenë nga -7 deri në -1 gradë Celsius. Për shkak të reshjeve të borës “Rrugët e Maqedonisë” ka ndaluar qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugët Kërçovë-Ohër përmes Strazhës, dhe Mavrovë-Dibër. Mot të ngjashëm paralajmërohet të ketë deri ditën e mërkurë, me temperature nën -10 gradë celcius. Ngrohja graduale do të vijojë nga dita e enjte. – Advertisment –
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha shkollat në Shqipëri do të zhvillojnë mësim online deri më 19 shkurt. NJOFTIM Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar,…
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit GJKKO ka vendosur të lërë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha. Pas masës së sigurisë, avokati i gjyqtares Ardian Vishaj, tha se ligji e ndalon arrestimin e një gruaje, që ka një fëmijë minor dhe një fëmijë të sëmurë. “U la siç ishte caktuar nga gjykata, megjithëse kushtet ligjore, sidomos për gjyqtaren, janë të tilla që s’duhet të ishin. Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që ka një fëmijë minor dhe një fëmije të sëmurë. Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane,…
Më 13 shkurt të vitit 2019, në këtë vend nga rruga doli një autobus i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari. – Advertisment – Autobusi përplot me pasagjerë të cilët po ktheheshin nga Shkupi u përmbys. Ra përmes gardhit mbrojtës disa metra i lartë. Përfundoi në një fushë përgjatë rrugës lokale për në Tetovë. Përveç të lënduarve, në aksident kishte edhe viktima. “Pikërisht dy vjet më parë, një aksident fatal me autobus ndodhi këtu në fshatin Llaskarcë. 16 pasagjerë që po ktheheshin nga Shkupi në Tetovë dhe Gostivar, humbën jetën. Një autobus i kompanisë “Durmo Turs” u përmbys dhe ra në…
Është finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Në kuadër të këtij operacioni është vënë nën pranga një 32-vjeçar i dënuar më pare për veprat penale “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. M. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë 2 shtetase në Shqipëri. Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2…
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mjekun Edvin Prifti, i cili është pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK, ndërsa iu shtua edhe akuza e ‘pastrimit të parasë’. Ndonëse nga aksioni i SPAK mjeku Prifti iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi dhe zyrë, ai shprehet se nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se ka pasur të ardhura shumë të mira nga puna në Itali, po ashtu shprehet se në Shqipëri punonte në shtet edhe në privat. “Kam mbaruar me medalje ari në Itali. Ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë. Kam pasur të…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia e tij po zhvillon bisedime me parti nga opozita dhe nga pushteti, me qëllim formimin e një shumice të re parlamentare që do të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare., transmeton Alsat. Sipas Mickoskit zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale, që janë paraparë të mbahen në tetor të këtij viti. – Advertisment – “VMRO-DPMNE-ja po zhvillon bisedime edhe me parti nga opozita, por edhe me parti parlamentare që janë pjesë e qeverisë, kështu që kur të arrijmë shumicë në Kuvend, do të dalim në…
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari, në moshën 78-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij, përmes një postimi në rrjetet sociale ku thonë se aktori Qesari ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një sëmundjeje të gjatë, që e rëndoi dhe sfiliti shumë vitin e fundit. Mesazhi: Të dashur miq e të njohur, Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe…
-Me djallin mund të bëjmë koalicion, por me BDI-në jo, kështu u përgjigj sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i pyetur nëse ASH-ja do të jetë pjesë e ndonjë përbërje të re parlamentare. – Advertisment – “Ne nuk kemi negociata të tilla për shumicë të re por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit qeveritar, Sipas meje aktualisht për momentin kur flasim, Qeveria nuk 61 vota, sipas meje, nuk do të thotë se është ashtu. Nuk e përjashtojë mundësinë që edhe të jemi pjesë e një shumice të re parlamentare”, tha mes tjerash Taravari.…

