Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mjekun Edvin Prifti, i cili është pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK, ndërsa iu shtua edhe akuza e ‘pastrimit të parasë’.
Ndonëse nga aksioni i SPAK mjeku Prifti iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi dhe zyrë, ai shprehet se nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se ka pasur të ardhura shumë të mira nga puna në Itali, po ashtu shprehet se në Shqipëri punonte në shtet edhe në privat.
“Kam mbaruar me medalje ari në Itali. Ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. S’kam fshehur asnjë gjë, punoj në spital privat dhe në shtet”,- tha ai.



