Pas më shumë se 4 vitesh, Tiranë është zgjuar ditën e sotme e zbardhur. Reshjet e borës i kanë dhënë një tjetër pamje kryeqytetit. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë edhe në orët e vona të natës për të shijuar këtë dukuri të rrallë për Tiranën.
Zonat që janë më të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik, ku autoritetet apelojnë për përdorimin e zinxhirëve.



