Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në qarkun e Korçës, Gazetarja Lorena Kodra raportoi se temperatura aktualisht është minus 8 gradë. Kontraktorët kanë zbritur që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e rrugëve, por në disa zona e pamundur ndërhyrja.
Në Voskopojë e Dardhë 50 cm borë, në fshatin Shtyllë më shumë se 1 metër. Në aksin Boboshticë-Dardhë probleme me qarkullimin. Të gjitha fshatrat e Dardhës, Proptisht e Velçan kanë probleme me energjinë elektrike.
Velçani është i bllokuar, ku trashësia e dëborës arrin në 70cm. Trebinja është e bllokuar krejtësisht, ndërsa dëbora shkon 40 deri në 70 cm. Po kështu dhe Proptishti i bllokuar dhe trashësia e borës shkon nga 60 deri në 70 cm.



