Kreu i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se të gjitha rrugët dhe bulevardet në Shkup janë pastruar pas reshjeve të borës, transmeton Alsat.
– Advertisment –
“Të gjitha rrugët dhe bulevardet e qytetit janë të pastra dhe kalueshmëria e tyre sigurohet gjatë gjithë ditës dhe natës nga shërbimet e qytetit. Më shumë se 1,000 ton kripë industriale u hodhën për të pastruar borën me 18 kamionë, në tre pika në qytet. Për momentin, po pastrohen zonat e këmbësorëve dhe trotuaret”, ka shkruar Shilegov.





