Author: almakos

Ohri dhe Struga po përballen me vështirësi të shumta transporti. Shumica e linjave të autobusëve nga Shkupi, Manastiri dhe e gjithë Maqedonia Lindore nuk funksionojnë për shkak të pandemisë. Numri i udhëtarëve është i vogël, dhe për shkak të kufizimeve në numrin e njerëzve në autobusë, funksionimi i transportuesve është i padobishëm. – Advertisment – Janë ndërprerë shumica e linjave ndër-urbane apo rreth 80% e tyre dhe dy linjat ndërkombëtare. Përafërsisht deri në prill. U detyruam të ndërmarrim një hap të tillë, është humbje e madhe, ndërsa numri i udhëtarëve është i papërfillshëm – tha Dimitar Vasilevski- pronar i një…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi Lulzim Bashën si njeriu qe ka zeruar Partinë Demokratike. Gjatë një takimi me banorë të Njësisë 1 në kryeqytet, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, shtoi se Basha është i vetmi lider që e mori PD me 43 deputete dhe sot s’ka asnje. “Sot bëhen dy vjet nga lënia e mandateve. Për çfarë duhet të votojë dikush PD-në, e cila kishte 43 deputetë dhe me Lulin shkoi zero? Kishte 25 kryetarë bashkie dhe me Lulin shkoi zero. Kishte 1200 këshilltarë bashkiakë dhe me Lulin shkoi zero. I morëm dhe në qeveri në…

Lexo më Shumë

Zyrtarë policorë nga njësiti për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve pranë SPB-Manastir sot (20.02.2021) pas një urdhri paraprak ka kryer bastisje në shtëpinë e U.K. 34 vjeçar nga fshati Graeshnicë i Manastirit dhe SH.K. 29 vjeçar nga i njëjti fashat. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e armëve, marijuhanë, 566 fara të kanabisit dhe gjëra të tjera. Personat e lartpërmendur janë arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Arka e Xhamisë Mbret në Elbasan është tentuar të vidhet mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00. Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë shqyer me levë derën kryesore të Xhamisë Mbret në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit. Më pas vjedhësit kanë hapur arkën dhe kasafortën ku mbahen të ardhurat që dhurojnë besimtarët por nuk kanë gjetur asgjë. Paratë sipas Myftiut Agim Duka fatmirësisht ishin depozituar në llogarinë bankare. Ndërkohe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje. Paraprakisht raportohet se në vjedhje dyshohet se janë përfshirë tre persona të maskuar. Policia ka siguruar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të mbante një fjalim mbi atë se çfarë nuk shkon me këtë qeveri, për sytë e shumëkujt do të ishte i gatshëm që të merrte drejtimin e PD-së. “Nëse do të mbaja një fjalim se për çfarë nuk shkon, për sytë e shumëkujt do të isha i gatshëm që të merrja drejtimin e PD-së. Realisht, do të dukesha demokrati më viligjent. Sepse jam i vetëdijshëm për ça nuk shkon. Nëse do të hyja në një garë për të fituar kupën e të pakënaqur nga qeveria, do të pretendoja për kupën. Nuk jam i…

Lexo më Shumë

Në organizim të Qendrës presidenciale për edukim politik sot në Shkup do të mbahet konferenca “Gjendja e jashtëzakonshme: Leksionet e mësuara dhe sfidat e së ardhmes”. Konferenca paraqet fillim të një debati më të gjerë të opinionit profesional dhe të përgjithshëm mbi nevojën e përgatitjes së një ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa do të hapet nga Presidenti, Stevo Pendarovski. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thekson se 30 vite më pas hijet e krimeve të regjimit duan që të vrasin ëndrrën europiane. “Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë teksa është ndalur tek vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç që nis të dielën. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier, Rama iu është përgjigjur zërave kritikë, siç ishte dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai tha se sipas Metës, është diktaturë që të vaksinohet aktorja Tinka Kurti, ndërsa shtoi që më këtë nismë iu jepet mesazhi qytetarëve që duhet të vaksinohen. “Sa për vaksinën, ju e shihni se ç’po ndodh ne Evropë dhe botë në përgjithësi. Shumë janë në hall, dhe në këtë mes ka halle e halle, tjetër është Gjermani,…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (19/20.02.2021), Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar gjithsejtë 446 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ambicia e PS-së për mandatin e tretë të qeverisë është që të sjellin filialin e universitetit Teknologjik të Stambollit në Shqipëri. Në një bashkëbisedim online me qytetarët e Fierit, kreu i qeverisë theksoi se po punohet me SHBA për Akademinë Ushtarake “Është me rëndësi që të shtojmë përpjekjet që t’i japim universiteteve tona cilësi. E shoh me shqetësim atë që po ndodh, pasi Universiteti ka marrë autonomi të madhe, dhe me këtë shfrytëzon në njërën anë lirin, dhe nuk respekton përgjegjësinë. Ambicia jonë në mandatin e tretë është që të sjellim këtu universitete që janë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Strumicë ka zbardhur vrasjen e D.M. 67 vjeçare në Strumicë dhe lidhur me këtë raste janë arrestuar dy persona të moshës së mitur. Më 19.02.2021 pas njohurive paraprake operative se në një shtëpi të Strumicë janë kryer vepra penale grabitje dhe dhunim, dhe në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore-Strumicë, është kryer bastisje në një shtëpi në rrugën “Ballkanska”, në Strumicë ku është gjetur r vdekur D.M. 67 vjeçare. – Advertisment – Janë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe me urdhër të prokurorit publik është kryer obduksion ndaj trupit të pajetë dhe…

Lexo më Shumë

Njё ngjarje e rёndё ёshtё regjistruar nё Tiranё nё rrugёn “Faik Konica”, në një kantier ndërtimi pallatesh. Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë të ditur se duke punuar pёr tё hedhur themelet e njё pallati një mjet betoniere, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në gropën e hapur për ndërtim. Si pasojё e kёtij aksidenti eshtё lёnduar shoferi i betonieres 33 -vjeҫari Ervis Velja, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndёrkohё qё policia po heton firmёn e ndёrtimit, nёse i kishte protёsuar…

Lexo më Shumë