Author: almakos

Pesimizëm edhe në negociatat e reja për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Kryeministri Zaev thotë se pa konsensus, ndryshimet nuk mund të bëhen dhe shton se deri tani s’ka mundur kurrë të merret vesh me Mickoskin. – Advertisment – “Çështje të caktuata nuk varen vetëm nga ne. Përcaktimi jonë është vetëm një njësi zgjedhore. Partitë më të vogla janë “për” por partitë më të mëdha siç jemi ne, nuk janë pikërisht “për”, kurse ligji duhet të miratohet me konsensus. Nëse sjellim vendim me votim, ne do të votojmë sipas përcaktimit tonë. Por, si parti më e madhe në vend dhe me…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë gjen kompetente Gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llala. Ky i fundit është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë. Ai kërkoi përmes avokatit që çështja penale ndaj tij t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, duke argumentuar se nuk ishte më kompetencë e Gjykatës së Posaçme. Por “manovrat” e tij për të shpëtuar nga një gjykim i gjyqtarëve specialë janë rrëzuar nga Gjykata Supreme. Sipas vendimit të shpallur në faqen zyrtare të institucionit të drejtësisë, dosja e Llallës është kompetencë e GJKKO të ngritur me…

Lexo më Shumë

Themelimi i Bashkësisë së re fetare “Bashkësia Islame Selefie Dar El Hadith”, ka nxitur reagime të shumta në vend. Nga Komisioni për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve religjioze bëjnë të ditur se në fillim të këtij muaji kanë formuar grup pune në Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar themelimin e Bashkësisë së re Fetare. Kreu i këtij komisioni Darjan Sotirovski thotë se Gjykata Civile nuk obligohet që ta konsultoj këtë Komision për vendimet për hapjen e bashkësive të reja. Shton se nevojiten ndryshime ligjore. – Advertisment – Ne e ndjekim zhvillimin, në bazë të kërkesës tonën u formua grup…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëshkuar me gjobë 1181 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pa maskë ose jashtë orës policore. Njoftimi i plotë: Ndëshkohen me masë administrative 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat e Komunës së Prishtinës me COVID-19 janë infektuar 19 mësimdhënës, 50 nxënës dhe një punëtor teknik. Vetëm në dy shkolla të kryeqytetit është duke u zhvilluar mësimi online si pasojë që kanë rezultuar mësimdhënës e nxënës pozitiv me COVID-19. – Advertisment – Drejtoresha e Arsimit në Komunën Prishtinës, Shpresa Shala, në një intervistë për KosovaPress thotë se ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda shkollave të Prishtinës. Shala thotë se procesi mësimor në këtë gjysmëvjetor është duke shkuar më mirë sesa ai i kaluari, megjithatë deklaron se ka…

Lexo më Shumë

Dy persona janë ekstraduar nga Franca dhe Italia drejt vendit tonë, pasi ishin shpallur në kërkim për trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike. Interpol ka ekstraduar këtë të premte shtetasin Tom Kaçi, i cili ishte dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, është ekstraduar edhe shqiptari A. Q., pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Interpol Tirana: Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi në Francë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (18.02.2021) policia rrugore në ka zbuluar dhe sanksionuar 24 vjeçarin B.J. nga Tetova i cili ka drejtuar makinën e tipit “BMV” me targa të Tetovës. B.J. diku rreth orës 12:30 në autostradën Gostivar-Tetovë ka lëvizur me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, dhe më pas videon e ka publikuar në rrjetin “Tik-Tok”.24 vjeçari do të gjobitet në bazë të nenit 36 alineja 3 nga Ligji për siguri në trafik i cili për këtë vepër parasheh gjobë në vlerë prej 400 euro dhe marrjen e lejes për vozitje për një vit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e Shklëzen Kastratit, më 1 shkurt  2021. Uniformat blu bëjnë me dije se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët dyshohet se janë larguar jashtë vendit. Gazetari Ervis Kuçi raporton se autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit Albert Zzaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka. Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore…

Lexo më Shumë

Mbrëmë gjysmë ore para mesnate, policia ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Creshevë të Shkupit. Gjatë kontrollit në objekt janë hasur 32 persona, mes të cilëve edhe pronari G.I. 56 vjeçar nga fshati Bullaçan. Pronari i lokalit dhe mysafirët janë privuar nga liria dhe dërguar në Stacionin Policorë të Gazi Babës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi në bazë të Nenit 206 nga Kodi Penal, “mosveprim në përputhje me rregullat shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”. Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Është përfshirë nga flakët automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar Enkeleida Hoxha, Igli Kani. Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit, në afërsi të banesës së sekretarit të gjyqtares. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, makina është konstatuar në flakë dhe është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë, duke shuar flakët. Sipas burime, makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka. Zjarri është konstatuar nga nëna e Igli Kanit. “News24” kontaktoi me sekretarin e gjyqtares, i cili nuk pranoi të prononcohet, por tha se nuk ka probleme apo konflikte me njeri. Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (18/19.02.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë të Brendshme, ka regjistruar gjithsejtë 443 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës, ku 68-vjeçari Mark Gjeta u shtyp për vdekje me makinë nga shtetasi Mhill Gega. “BalkanWeb” zbardh dëshminë e autorit të krimit, i cili mësohet të ketë thënë para hetuesve se nuk ka dashur të kryejë krimin, por e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër. “Ne gjaknxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, ka thënë 60-vjeçari Gega.Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje. Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit…

Lexo më Shumë