Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 17°C. Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do të vijohet me moshat mbi 80 vjeç. Kreu i qeverisë theksoi se 140 shtete, mes tyre edhe disa në rajon, nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine. Sipas Ramës, është fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut. POSTIMI I RAMES 140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që…
Kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev, në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se autoritetet lokale në Koçan kanë vendosur praktikën e debateve dhe forumeve të rregullta kur vendosin për projekte me interes publik në komunë, por shprehu keqardhje për interesin e pamjaftueshëm nga qytetarët për përfshirje më aktive në procese të tilla. – Advertisment – “Me siguri ka disa arsye për këtë … Mendoj se me punë të palodhur duhet t’i bindim ata dhe të themi se ajo që u nevojitet qytetarëve, sipas ligjeve, duhet të jetë detyra e vetëqeverisjes lokale. Kur qytetarët të binden mjaftueshëm se dëshirat…
Ish-deputetja e PD Grida Duma ka publikuar një video gjatë takimit me banorë, të cilët ankohen se nuk kanë marrë ndihma nga bashkia. Ajo shkruan se dhe edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik dhe se bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar. “Edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik e jo te njerëzit që vërtetë kanë nevojë! Bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar! Mashtrojnë vetëm me qëllim të marrin taksat e qytetarëve që me shumë mund mbijetojnë! Dëgjoj me përkushtim maksimal e marr zotim kur dëgjoj qytetarët të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka postuar disa foto nga poliklinika e rikonstruktuar e Krujës gjatë mandatit të qeverisë socialiste. Kreu i qeverisë shkruan se në shëndetësi ka ende shumë punë për t’u bërë dhe për këtë arsye nevojitet dhe mandati i tretë. Sipas Ramës kush nuk arrin ta shohë ndryshimin në spitale ose ka humbur kujtesën ose është verbuar nga mllefi politike. Postimi Ja si ishte edhe Poliklinika e Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më…
Isa Mustafa, ish-kreu i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, ka sqaruar edhe një herë arsyet se pse hoqi dorë nga drejtimi i partisë. Në një shkrim në Facebook, ai u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve dhe elektoratit të LDK-së. POSTIMI I PLOTËTë nderuar qytetarë. Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14 shkurt do t’ia ofroj Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time si Kryetar i LDK-së. Dorëheqjen si gjest moral, jo si akt i pendimit. Sepse po të kthehesha edhe njëherë mbrapa, njëjtë do ta drejtoja LDK-në. Me orientime zhvillimore, proevropiane,…
Në fjalën e sotme përmbyllëse të mbrojtjes në rastin “Target – Fortesa”, mbrojtja e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov kërkoi aktvendim lirues. E akuzuara tjetër në këtë rast ish-ministrja Gordana Jankulloska kërkoi gjithashtu të lirohej nga faji. Ajo tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme, dhe se ajo vetë ishte viktimë e regjistrimeve të paligjshme, për të cilat, siç tha ajo, as nuk e ka ditur. – Advertisment –
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Nga sa bëhet e ditur takimi u zhvillua në kuadër të gjetjes së marrëveshjes për listat për deputetët. Ndërkaq, kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati final për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, por mesa duket Mediu në takimin e fundit nuk gjeti një marrëveshje me Bashën për listat.
Vaksinimi i personaliteve në moshë është kthyer në temë debati sot mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Meta e akuzoi këtë të fundit se po bën vaksinime selektive, ndërsa Rama iu përgjigj se është e padrejtë që Tinka Kurti e Reshat Arbana të lihen në fund vetëm se janë të njohur. Në lidhje me proçesin e vaksinimit të personaliteve, të shpallur prej disa ditësh nga kryeministri Rama, “BalkanWeb” mëson se dy artistët e njohur në të 80-tat e tyre, Tinka Kurti e Reshat Arbana do të jenë në mesin e personaliteve që do të vaksinohen të dielën në…
10 të vdekur dhe 340 raste pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç),…
BDI mblodhi sot krerët e degëve të partisë me qellim nisjen e fushatës për njohje të qytetarëve me rrjedhat e procesit të regjistrimit, por edhe atë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 3 tetor. Edhe në këtë takim, ashtu sikurse takimet tjera, u vërejt qartë bojkoti i serishëm i drejtuesve të degëve të Çairit, Sarajit, Likovës, e tjera. – Advertisment – Megjithatë, kreu i BDI-së, edhe përkundër bojkotit të vazhdueshëm nga funksionarët e lartpërmendur, theksoi se nuk ka përplasje brenda partisë së tij, por se janë vetëm mendime ndryshe. “Përplasje nuk ka në Bashkimin Demokratik për Integrim. Mund…
Avokati i Popullit, me anë të një deklarate, ka reaguar për një nen, që i jep të drejtë Policisë së Shtetit që të gjurmojë. Sipas Avokatit të Popullit, i është dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizohet ky nen, pasi përben shkelje të drejtave të njeriut. Reagimi i Avkatit të Popullit: AVOKATI I POPULLIT I KËRKON GJYKATËS KUSHTETUESE TË SHFUQIZOJË NJË NEN TË LIGJIT PËR POLICINË E SHTETIT Institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një neni të ligjit “Për Policinë e Shtetit” që lidhet me dhënien Policisë të disa kompetencave…

