Njё ngjarje e rёndё ёshtё regjistruar nё Tiranё nё rrugёn “Faik Konica”, në një kantier ndërtimi pallatesh.
Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë të ditur se duke punuar pёr tё hedhur themelet e njё pallati një mjet betoniere, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në gropën e hapur për ndërtim.
Si pasojё e kёtij aksidenti eshtё lёnduar shoferi i betonieres 33 -vjeҫari Ervis Velja, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndёrkohё qё policia po heton firmёn e ndёrtimit, nёse i kishte protёsuar kushtet e sigurisё nё punё.



