Author: almakos

Zbardhjen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se është qëlluar ndaj mjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Tauland Pepaj. Ky i fundit rezulton një person me precedent penal, pasi , pasi në vitin 2017 është kapur për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ai është arrestuar në atë kohë, por siç duket ka dalë dhe sot është përballur me plumba. Ndërkohë, efektivët e Policisë Shkodër dhe ato të FNSH kanë gjetur në vendngjarje dy gëzhoja, të cilat i kanë sekuestruar si prova materiale. Po ashtu, efektivët kanë sekuestruar edhe pamjet filmike,…

Lexo më Shumë

Asociacioni Maqedonas i Mediave (AMM) që përfshinë televizionet kombëtare tokësore, mbështesin nismën e Qeverinë lidhur me ndryshimin e nenit 102 të Ligjit aktual mbi Shërbimet e Mediave Audio dhe Audiovizive, i cili ndalon çdo përdorim të fondeve buxhetore për çdo informim apo fushatë përmes transmetuesve privatë. – Advertisment – Duke marrë parasysh praktikën pozitive evropiane, e cila lejon dhe rekomandon transmetimin e fushatave jopartiake me interes të jashtëzakonshëm publik, siç janë fushatat për masat e mbrojtjes nga Covid-19, në drejtim të mbajtjes së distancës, mbajtjes së maskave, etj., ne konsiderojmë se si publiku evropian ashtu edhe ai i brendshëm duhet…

Lexo më Shumë

 Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula. Raportohet se dekani ka ndërruar jetë për shkak të një hemorragjie celebrale. Lajmin e ka bërë të ditur, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumovaro, e cila në një postim në rrjete sociale, shpreh ngushëllimet e saja për ndarjen nga jeta në një moshë kaq të re të dekanit Sula. Postimi i plotë i ish-ministres: “Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të…

Lexo më Shumë

“Ne nuk guxojmë dhe nuk duhet të lejojmë të mos kemi një regjistrim për dhjetë vitet e ardhshme. Nëse jemi një vend që nuk kemi bërë regjistrim për 20 vjet, duhet ta bëjmë një orë e më parë. Unë jam i bindur se do të kemi një regjistrim të suksesshëm nga 1 deri më 21 Prill, siç është planifikuar”, tha Zoran Zaev, kur u pyet për të komentuar iniciativën e partisë opozitare VMRO-DPMNE për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit të Regjistrimit. – Advertisment – Zaev u shpreh se Ligji për regjistrimin e popullsisë është në përputhje me Eurostat…

Lexo më Shumë

Fieri ka shënuar një ditë më parë 109 raste pozitive me koronavirus, ndërkohë që 18 raste janë regjistruar në Mallakastër, duke thyer kështu rekord infektimesh të ndodhura ndonjëherë. Këtë të diel, për shkak të kësaj situate, ka pasur edhe një reagim të fortë nga policia e Fierit, e cila ka dalë me patrulla në rrugë jo vetëm duke këshilluar kalimtarët për vendosjen e maskës, por edhe në ndëshkimin e tyre me masë administrative. Vetem gjate oreve te para te kesaj te diele policia Fier ka penalizuar me gjoba 58 kalimtare. Cdo dite ne Fier vendosen mesatarisht 30-40 gjiba per mungese…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë kryer 2160 teste nga të cilat 254 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 151 persona të shëruar dhe 16 të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën pa probleme. Por ka gjasa që ndërkohë në vend të kenë arritur edhe mutacionet. Pas arrijes së 7.020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër, thotë në një intervistë për DW drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Sipas saj vaksinimi po kryehet pa probleme. Në “Planin Kombëtar të Vaksinimit anti Covid-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme në stadiumin Air Albania pritet të nis vaksinimi i atyre që kryeministri Rama i cilësoi si personalitete. Por përpara se të nisë vaksinimi i tyre, nga kamera e Faxneës është kapur një episod i pazakontë, ku një qytetar 91-vjeçar shihet në portën e stadiumit dhe kërkon që të hyjë brenda për të bërë injektim. Ai thotë që është personalitet pasi është Veteran i Luftës. Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyjë pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit. Gazetarja: Sa vjeç jeni…

Lexo më Shumë

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer në QSUT, te një foshnje vetëm 7 ditësh. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se operacioni ka zgjatur 5 orë dhe fatmirësisht i ka shpëtuar jetën foshnjes. “Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.02.2021) ka regjistruar 199 shkelje trafiku në qytetin e Shkupit, prej të cilave 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 49 për tejkalim të shpejtësisë, 29 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 5 për kalim në të kuqe në semaforë. MPB-ja ka shqiptuar edhe 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 29 për parkim të parregullt. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ka marrë fund makthi i shumë banorëve korçarë, të cilët një ditë më parë rrezikonin helmimin nga djegia e lëndëve toksike në Ish-trikotazhin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton këtë mëngjes për “BalkanWeb” se grupi i specialistëve ka eliminuar të gjitha vatrat aktive. Ekspertë nga Korça dhe Tirana kanë punuar thuajse gjithë natën dhe në orët e para të këtij mëngjesi kanë mundur të eliminojnë rrezikun, duke mos lënë asnjë vatër zjarri aktive. Gjithashtu, ekspertët kanë matur nivelin e ndotjes jashtë objektit dhe kanë konkluduar se nuk përbën më rrezik për banorët.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (20/21.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 382 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë