Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, prej sonte është në arrest shtëpiak, mëson jozyrtarisht Alsat. Sipas informatave tona masat e deritanishme ndaj Mijallkovit janë ndërruar me arrest shtëpiak, me kërkesë të prokurorisë në rastin “Target – Fortesa”. – Advertisment –
Author: almakos
Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura e Hysni Shehut, hero i luftës së Vlorës. Sevasteri është ndër fshatrat jugor tipik që shtrihet mes malesh dhe fushash. I njohur si një fshat i besës dhe i burrërisë. Popullsia e këtij fshati përbëhet nga besimtarë të sektit bektashi. Aty ku shfaqen konturet e ultë dhe të buta të kodrinave dhe ajo magjepsje vjeshtore, një vjeshtë ngjyrë floriri që zbret një dimër të acartë.Shtëpitë e ndërtuara prej mur guri dhe ngjyra e tjegullave të hershme kanë ruajtur , kulturën dhe traditën sevasteriote.50 vjeçari i fundit e ka përhumbur historinë…
Ky fakt është pohuar gjatë një interviste në SYRI TV nga gazetari Milaim Zeka. Ai përballë moderatores Armela Ferko u shpreh u shpreh se publikimi i dosjes për vrasjes Xhamil Mustafës është bërë për të dëmtuar Rexhep Selimin, familjen e tij dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Për më shumë, ndiqni videon.
Pak minuta pasi policia shpalli në kërkim tre të rinj për sulmin me armë të ndodhur sot në Shkodër ndaj Taulant Pepajt, vjen reagimi i njërit prej tyre. Ndërsa policia dyshon se mes personave që qëlluan me armë Taulantin është edhe Sehar Xhenje, ky i fundit mohon të jetë përfshirë në ngjarje. Në një komunikim me “BalkanWeb” i riu thotë se ndodhet në Itali prej dy muajsh dhe se sot është njohur me këtë lajm përmes të fejuarës. “Më mori në telefon e fejuara, ishte shumë e shqetësuar. U habita për këtë ngjarje. Është e vërtetë që kam bërë burg,…
Përveç 24 personaliteteve që u vaksinuan këtë të diel në ambientet e stadiumit “Air Albania” janë paraqitur dhe disa të moshuar të tjerë veteranë lufte apo mjekë në pension. Njëri prej tyre, 95-vjeç, tha për Neës24 se është veteran lufte dhe se mjekja në qendrën e tij shëndetësore në njësinë ku banon i kishte lënë një orar për të marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Të moshuar të tjerë të shoqëruar nga familjarë paraqisnin një dokument para se të futeshin brenda ambienteve te stadiumit. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se të gjithë ata që janë vaksinuar sot…
Një i moshuar në lagjen nr. 17 në Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Viktima raportohet të jetë rreth 78 vjeç dhe jetonte i vetëm. Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet e para janë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm. Nga…
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 822 të vaksinuar, 4013 testime, 796 të shëruar, 1184 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët…
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e 9-katëshve në Tiranë. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë, mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar duke aksidentuar dy këmbësorë. Këta të fundit sipas policisë janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale…
Sot në “Air Albania” u zbuluan se kush ishin 24 personalitetet e artit dhe politikës shqiptare mbi 80 vjeç, të përzgjedhur nga qeveria për të marrë dozën e parë të vaksinës se Pfizer. Vaksinimi nisi që prej orës 09:30, kur në ambientet e stadiumit mbërriti e para aktorja Tinka Kurti, e më pas kamerat fiksuan të hynte edhe Margarita Xhepa, regjisori Piro Milkani, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, si dhe këngëtari Sherif Merdani. Pjesë e personaliteteve të moshuar që morën vaksinën ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi. Ndërkohë, Edi Rama iu përgjigj akuzave të presidentit Ilir Meta dhe…
Maqedonia do të furnizohet me 100,000 vaksina ruse “Sputnik”. Kryeministri Zaev deklaroi se ka udhëzuar të bëhet një porosi e tillë, duke thënë se nuk po kursen asnjë variantë që ekziston si mundësi për furnizim me vaksina. – Advertisment – Mbrëmë vonë bashkë me ministrin FIlipçe mora informacione se kemi kapacitet bazuar në planin nga marrëveshjet e kyçura dhe avanset e paguara të bëjmë porosi plotësuese prej 100,000 nga vaksina e re e cila definitiv do ta plotësonte planin gjithpërfshirës . Dhashë udhëzime, bazuar në atë se kemi kapacitet për 100,000 vaksina plotësuese, porosia të bëhet nga Sputnik. Gjithçka që…
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, denoncon nga Spitali i Traumës në Tiranë se është goditur me sende të forta shtetasi Dorian Protoduari. Këlliçi publikon bisedën që ka bërë me Protoduarin në spital, ku ky i fundi tregon si ka ndodhur ngjarja. Biseda mes tyre: Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re. Cfarë ka ndodhur? Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj. Belind Këlliçi: I…
Grafa etnike në letërnjoftime bëhet për t’i dhënë fund padrejtësive politike kryesisht gjatë punësimeve në administratën shtetërore. Ky është argumenti më i fortë i Lëvizjes Besa e cila kishte kushtëzuar ndryshimet kushtetuese dhe koalicionin parazgjedhor me LSDM-në me ndryshimin e Ligjit për letërnjoftime. – Advertisment – Vlerësojmë se përmes grafës etnike mund të tejkalohen shumë mangësi në funksionimin e institucioneve të ndryshme veçanërisht gjatë aplikimeve në shërbimet publike. Shpesh edhe ju keni nxjerr në pah keqpërdorime të ndryshme kur qytetarë maqedonas janë deklaruar shqiptar e turq por edhe anasjelltas. Në këtë mënyrë do t’i vendosim një pikë këtyre keqpërdorimeve që…

