Klodiana Lala Një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohet të jetë motivi i vrasjes së trefishtë në Bradasheh, ku viktima mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Si autor i ngjarjes dyshohet Mikael Qosja i cili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se fshihet në Dubai. Pas masakrës që ndodhi fund dhjetorin e 2018 në Elbasan u regjistruan ngjarje të rënda kriminale. Në masakrën e Bradasheshit dyshohej të ishte përfshirë edhe Talo Çela i shumëkërkuar për megagrabitjen e Rinasit dhe vrasje. Ai u shoqërua asokohe nga policia dhe…
Author: almakos
Vetingu në polici, një proces i stërzgjatur dhe me shumë polemika pritet të marrë një tjetër kthesë. 4 deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e Vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas projektligjit, i cili mban firmën e 4 deputetwve dhe kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i vlerësimit të fokusohet fillimisht tek vettingu i SHÇBA-së si strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë…
Janë mësuar detaje të reja nga vdekja e 17-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi’, si pasojë e komplikacioneve pas infektimit me Covid 19. Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë prej një jave në terapi intesive dhe më pas në intubim, për shkak se virusi i ka prekur pothuajse 100% të mushkërive të tij. Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën është fakti se në të njëjtin spital kanë qenë të shtruar dhe dy prindërit e tij. Babai i 17-vjeçarit ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që e ëma e ka kaluar fazën e…
Ku iku Sasho Mijalkov? Si u zhduk ish-drejtori i DSK-së para syve të policisë? Prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov nuk e kanë ditur se ai po përgatit arratisje, pas fjalëve mbyllëse të premten për rastin “Target- Fortesa”. Ata e kanë informuar Ministrinë e Brendshme se gjykimi ka mbaruar dhe se ka ngelur vetëm shqiptimi i vendimit. Tek të shtunën në mbrëmje në ora 23 policia ka njoftuar Prokurorinë se ka dyshime se Mijallkov do të arratiset. Të dielën në orën 15 ka mbërritur kërkesa për arrest shtëpiak. Kërkesa ishte aprovuar, ndërsa Mijalkov ishte vendosur nën video dhe audio mbikëqyrje.…
KShPK njofton se nga 3.104 mostra të marra, 260 kanë rezultuar pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706 Rastet pozitive janë…
Me këtë thirrje “Drejtësi për Almirin”, vëllai i 4 vjeçarit që u shtyp për vdekje nga Boban Iliç kërkoi drejtësi para Gjykatës së Kumanovës. Prapa tij ishin familjarë e qindra qytetarë të cilët mbështetën familjen Aliu në kërkesën që i akuzuari Iliç të dërgohet në burg ndërsa babai i Almirit dhe të afërmit e tij të lihen të lirë. – Advertisment – “Ne sot këtu jemi që të kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe mos të tallet me drejtësinë sepse revolta që i bëhet popullit mund të jetë shpërthim me përmasa të paparashikuara. Ne jemi të…
Ndërsa kunata denoncoi live kërcënimet e vëllait të bashkëshortit të saj për t’i marrë pronën në fshatin Dushk të Belshit, ka reaguar live i akuzuari. Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, pavarësisht se u shfaq me zë e figurë duke kërcënuar kunatën, burri nga Belshi tregon se e kundërta ndodh në realitet. Ai shprehet se i ka ndihmuar, jo dhunuar. “Nuk u kam bërë asgjë të keqe, përkundrazi i kam ndihmuar. Ato janë gënjeshtra. Në atë video ajo më ka ofenduar dhe unë kam reaguar. Kemi shkuar në polici. Më vjen shumë zor për situatën.…
Sasho Mijalkov, ish-drejtori i policisë sekrete tani i arratisur, para dy viteve na bindte se filozofia e tij e jetës nuk është arratisja. Kur prokurorja Fatime Fetai kërkoi paraburgim, pasi u dënua me tre vjet burg në rastin “Titanik 2”, për parregullsi zgjedhore, Mijalkov tha se ai nuk duhej të shkonte në Shutkë, sepse nuk kishte ndërmend të ikte. Ai ishte në paraburgim vetëm 20 ditë, dhe më 28 mars masa e tij u zëvendësua me arrest shtëpiak e cila nuk mund të zgjaste më shumë se 60 ditë, sepse nuk kishte asnjë aktakuzë kundër tij, por një propozim akuzë.…
Një 17-vjeçar ka humbur jetën ngaCovid-19, në vendin tonë. Mësohet se adoleshenti ishte i shtruar prej një jave tek spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Gazetari Erjon Skëndaj tha se gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi. Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht ka publikuar fletarrestim për ish kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili që nga dita e djeshme nuk është i qasshëm për policinë. Mijallkov aktualisht kërkohet me fletarrest nacional, por nga MPB më herët njoftuan se do të kërkojnë edhe fletarrestim ndërkombëtarë. Ndryshe, Gjykatat Penale shqiptoi burgim shtëpiak për ish kreun e DSK-së, para shqiptimit të aktvendimit pët rastin “target Fortesa” por vendimi nuk u dorëzua pasi policia nuk e gjeti Mijallkovin në asnjë adresë. – Advertisment –
Ethet e pronës kanë sjellë konflikte të ashpra në vendin tonë, të cilat vijojnë për vite me radhë dhe jo rrallë herë sjellin edhe fatalitete. I tillë është edhe rasti i 39 vjeçares nga fshati Dushk i Belshit, e cila do të jetë pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24. 39 vjeçarja u martua në një familje me tradita ku pleqëroi prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje nga ata mori trashëgimi shtëpinë e tyre. Por kur u bënë vetëm 4 vjet nga ndarja nga jeta e vjehrrit kunati pretendon një pjesë të shtëpisë. Në një situatë normale për…
Familjarët e Almirit në protestat e sotme në Kumanovë kërkojnë rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe lirimin e tre familjarëve nga akuzat e Gjykatës Themelore. – Advertisment – “Vendimi për burgosjen e viktimave, pra familjarëve të Almirit të vogël është gjithsesi i padrejtë, është etnocentrik dhe anti-shqiptar. Prandaj, ne sot këtu kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtoje këtë vendim dhe mos të tallet me drejtësi. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku shkojmë më. Kërkojmë që Sedat Aliu, Avdullah Aliu dhe Sami Demiri urgjentisht të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga çdo akuzë, ndërsa lënda…

