Fieri ka shënuar një ditë më parë 109 raste pozitive me koronavirus, ndërkohë që 18 raste janë regjistruar në Mallakastër, duke thyer kështu rekord infektimesh të ndodhura ndonjëherë.
Këtë të diel, për shkak të kësaj situate, ka pasur edhe një reagim të fortë nga policia e Fierit, e cila ka dalë me patrulla në rrugë jo vetëm duke këshilluar kalimtarët për vendosjen e maskës, por edhe në ndëshkimin e tyre me masë administrative.
Vetem gjate oreve te para te kesaj te diele policia Fier ka penalizuar me gjoba 58 kalimtare.
Cdo dite ne Fier vendosen mesatarisht 30-40 gjiba per mungese te maskes nderkohe qe sot policia eshte treguar me e ashper, duke pare edhe papergjegjshmerine e qytetareve, dhe sidomos te rinjeve, ne zbatimin e vendimit per vendosje te maskes
Nje dite me pare Fieri ka shenuar numer te larte infektimesh nga Covid19 . Sipas shifrave te fundit nga ISHP numri i infektimeve shkon ne total ne 2883 raste.
Ajo cka bie ne sy, eshte numri i larte mes pensionisteve dhe te papuneve por nderkohe pozitiv me Covid kane rezultuar edhe punonjes institucionesh dhe kompanive private.
Nderkohe ka nisur edhe vaksinimi i mjekeve dhe infermiereve ndersa dozen e pare te vaksines e kane marre tashme edhe banoret e shtepise se te moshuarve dhe stafi i saj.



