Author: almakos

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Sakaq,  materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim” është vënë në prangat e policisë së Shkodrës. I ndaluari është Prend Kola, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Njoftimi i Policisë: Fale bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit  midis Policisë të Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, u bë e mundur kapja në Shkodër e 66-vjeçarit të shpallur në kërkim. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i  vendimit…

Lexo më Shumë

Themeluesi i BioNTech kompania gjermane e bioteknologjisë që së bashku me industrinë farmaceutike amerikane Pfizer zhvilluan një nga vaksinat e para për koronavirusin e ri përdorimi i të cilit është aprovuar, është optimist se pandemia do të jetë nën kontroll në pjesën më të madhe të Evropës deri në fund të verës. Në Gjermani, pronarët e dyqaneve dhe bizneseve të mbyllura, si dhe pushuesit e ardhshëm, presin me padurim heqjen e kufizimeve. Incidentet e dhunshme shpërthyen në qytetin e Kassel në një demonstratë të 20,000 qytetarëve kundër masave kufizuese dje të shtunën. Qeveritë në shumë vende anëtare të BE janë…

Lexo më Shumë

Nesër në vendin tonë bëhen 12 ditë që kur ka hyrë në fuqi masa e kufizimit të lëvizjes, ose e njohur ndryshe si orë policore. – Advertisment – Aktualisht ora policore fillon nga ora 22:00 e mbrëmjes dhe mbaron në orën 05:00 të mëngjesit të ditës tjetër, ka filluar të zbatohet nga 10 marsi dhe duhet të vlejë deri nesër më 22 mars. 12 ditë me këtë masë, sipas autoriteve shëndetësore janë të mjaftueshme për të parë efektin e saj në uljen e rasteve me COVID, prandaj siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nesër pritet të dilet me rezultatet…

Lexo më Shumë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Burrel. Gazetari Enver Doçi raporton se i është vënë tritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj. Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.

Lexo më Shumë

Revista prestigjioze Forbes i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, duke e cilësuar si “një vend i jetës së ëmbël”. Artikulli vijon me zbulimin e Tiranës, për të cilën Forbes e cilëson një kryeqytet dinamik, me energji rinore, dhe një arkitekturë që ruan traditën dhe modernen. Një vëmendje të veçantë merr ish-Blloku, sheshi Skënderbej apo faktet që dëshmojnë të kaluarën diktatoriale. Nuk le pa përmendur zhvillimin e turizmit mjekësor apo përpjekjet për të thithur investimet e huaja. Një pjesë nga artikulli i Forbes: Drejt Tiranës, kryeqytet vibrues Kryeqyteti politik dhe ekonomik i Shqipërisë që nga viti 1920, Tirana është një qytet…

Lexo më Shumë

Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Kombinat. Sipas Policisë, autori Ronaldo Gurabardhi rreth orës 15:10 ka qëlluar me armë zjarri afër një banese, dhe më pas u largua me shpejtësi me anë të një mjeti. Nga ana tjetër Policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e Gurabardhit. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat,…

Lexo më Shumë

La sohet ë shtato , këto ja ë isitë e iPho e 13. Telefo i i a dhshëm i Apple, iPho e 13, p itet të heqë ‘ jollë ’ e shumëpë folu të “Face ID” dhe të vijë ë ve sio i të cili e ka ë kë kua qe jë kohë të gjatë pë do uesit. Sipas a alistit të Applet, Mi g-Chi Kuo, kompa ia po pla ifiko ta zvogëlojë ‘ jollë ’. Këtë ai e ka bazua ë zhvillimet ë p odhimi e telefo it ë Azi. Ai ka thë ë se uk dihet se sa…

Lexo më Shumë

KAS ka kaluar për shqyrtim të martën në orën 10:00 ankesën e Partisë Demokratike për heqjen e 71 kandidatëve nga lista. PD u ankua në KAS duke kundërshtuar vendimin e KQZ e cila i hoqi kandidatët e tepërt nga lista, me justifikimin se lejohen deri në 153. Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa, ndërkaq pritet të shihet pas 3 ditësh se çfarë do të vendosë KAS. Kujtojmë se PD-së iu kthenë listat për shkak të kuotave gjinore, por pas korrigjimit në lista u vu re një rirenditje kandidatësh, disa heqje dhe shtime të tjera kryesisht në fund…

Lexo më Shumë

Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme. Ndërkaq, gazetari Senad Nikshiqi ka bërë të ditur emrin e një prej të plagosurve në Shkodër. Mësohet se Marjan Doçi është një prej të plagosurve nga të shtënat në fshatin Bardhaj, ndërsa pritet të mësohet dhe identiteti i tjetrit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga ana tjetër se dy të plagosurit janë vëllezër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo më Shumë

Në Karposh u parandalua nga tentimi i një 35 vjeçare me probleme psikike që t’i japë fund jetës. Policia dhe ekipet e zjarrfikësve intervenuan me kohë dhe shpëtuan atë duke intervenuar me litarë prej sipër godinës. – Advertisment –  … kur hymë brenda u ngjitëm shkallëve lartë një kat më sipër që të lëshohemi me litar u informuam nga njësiti policor për intervenim të shpejtë që të mos ndërmarrim masa dhe se ata do ta marrin përsipër të gjithë aksionin- deklaroi Vlladimir Koçovski, Brigada e Zjarrfikësve Shkup. Gjithë këtë situatë nga poshtë po e vështronte e trishtuar e ëma e…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 3251 testime kanë rezultuar 519 raste të reja me COVID-19. Po kështu raportohet për 11 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla…

Lexo më Shumë