Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme. Ndërkaq, gazetari Senad Nikshiqi ka bërë të ditur emrin e një prej të plagosurve në Shkodër.
Mësohet se Marjan Doçi është një prej të plagosurve nga të shtënat në fshatin Bardhaj, ndërsa pritet të mësohet dhe identiteti i tjetrit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga ana tjetër se dy të plagosurit janë vëllezër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.



