Author: almakos

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim deri në ora 08:30 të ditës së sotme janë evidentuar gjithsejtë 121 529 persona. Procesi për vetë-regjistrim ka filluar më 1 mars dhe do të zgjas deri më 21 prill, ndërkohë që përmes aplikacionit po regjistrohen shtetas të republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit për shkak të punës apo arsye të tjera. – Advertisment – Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, duhet të zbatohet nga 1 deri në 21 prill.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se tashmë është shëruar nga Covid-19 dhe se po vazhdon aktivitetet e tij të punës, transmeton Alsat. – Advertisment – “Thonë se një person i shëndetshëm ka shumë dëshira, ndërsa sëmuri vetëm një … është e vërtetë. Pas 23 ditësh luftë me virusin kovid dhe pas 12 ditëve të kaluara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, sot është dita e parë që nis detyrat e mia të rregullta të punës. Së pari, një falënderim i madh për ekipin mjekësor të Klinikës së Sëmundjeve Infektive pranë Spitalit Shtetëror “Nënë…

Lexo më Shumë

Një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota, besojnë se ka një numër në rritje provash, se Covid-19 mund të shkaktojë diabet, te disa pacientë. Profesor Francesko Rubino, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, është në krye të një grupi ekspertësh që bën thirrje për një hetim të plotë mbi një lidhje të mundshme midis këtyre dy sëmundjeve. Duke parë një rritje të diabetit të Tipit 1 dhe të Tipit 2 tek njerëzit që janë prekur nga koronavirusi i ri, disa mjekë po konsiderojnë madje mundësinë që virusi – përmes prishjes së metabolizmit të sheqerit – të shkaktojë një formë krejt të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (21.03.2021) në ora 21:45 minuta në SPB-Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm-Kumanovë është raportuar se në këtë spital janë sjellë 6 persona: S.S 34 vjeç, V.I. 31 vjeç,  N.N. 31 vjeç, Z.S. 27 vjeçar, M.N. 44 vjeç dhe B.Sh. 36 vjeç të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi në një objekt privat në fshatin Matejç të Kumanovës të njohur si “Shtëpia e gjuetarëve”. Personat e lënduar sipas raportit të policisë janë dërguar për kurim në Klinikën “Nënë Tereza”, në Shkup. Ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik i cili…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi vidhte qytetarët nën kërcënimin e thikës. I riu nga Laçi me iniciale T. S., u arrestua në flagrancë në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një qytetareje. Nga hetimet rezulton se 27-vjeçari dyshohet se është  autor edhe i dy ngjarjeve të tjera. I një rasti vjedhje nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të qytetares E. I si dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të M. H. NJOFTIMI NGA POLICIATiranë Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende…

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 12°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Dita e enjte do të sjellë ndryshim në temperatura dhe në situatën e motit ku do të rikthehen ditët me diell dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë natës dhe këtë mëngjes në vend ka pasur kryesisht re dhe reshje, të cilat kanë qenë kryesisht reshje bore, transmeton Alsat. Sasi më e mëdha e sedimenteve të ujit deri në orën 01:00 është matur në pjesët perëndimore të vendit. Mëngjesin e sotëm reshjet e dëborës janë me intensitet më të ulët, ndërsa erë më e fortë po fryn në vendet më të larta në Pelagonij, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik. – Advertisment – Sipas matjeve të orës 07:00 në mëngjesin e sotëm, shtresa më e lartë e borës, respektivisht shtresë prej 40 cm është regjistruar në Mavrovi Anovi, në…

Lexo më Shumë

Shtatë persona të moshës 20-34 vjeçare kanë marr lëndime serioze trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Të rinjtë mësohet të kishin qenë bashkë në lokacionin e njohur si “Shtëpia e gjuetarëve”. Banorët lokal kanë denoncuar rastin tek autoritetet dhe kanë kërkuar ndihmën emergjente. Në Spitalin e Qytetit në Kumanovë nuk janë pranuar për shkak të lëndimeve serioze. Të njëjtit janë dërguar në Shkup nga ku vijnë informacione se momentalisht nuk ka persona që ndodhen në rrezik për jetën. Në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrfikësit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar në orën 19:00, dhe kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat tjetër 4- vjeçar në këtë parti. – Advertisment – Për Zaevin votuan “për” 59240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar. “Sot, deri në orën 19:00 dalja ka qenë 90%. Sipas rezultateve të para, nga 237 vendvotime, kanë arritur rezultate për 227 vendvotime. Për kandidatin Zoran Zaev kanë votuar 59240, 865 janë kundër, kurse fletëvotime të pavlefshme janë 277”, njoftuan nga Komisioni Zgjedhor,

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë mbetur i plagosur një person. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se i plagosuri është identifikuar si Mikel Fusha. Ndërkohë më tej raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mark Lula”. Nëna e të plagosurit ka raportuar se djali dhe autori janë konfliktuar para një jave në lokalin ku ishte i punësuar. Sipas nënës së Mikelit autori, i ka thyer tavolinat e lokalit ku ai punonte. Po ashtu ajo shtoi se autori ditën e sotme ka shkuar në lokalin në fjalë me disa shokë. Sipas…

Lexo më Shumë

Pasditen e kësaj të diele, forcat RENEA kanë arrestuar në fshatin Larushk të Krujës, një nga autorët e dyshuar të Shkëlzen Kastratit, shtetasin Albert Zaja. 37-vjeçari është identifikuar si një nga autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur më 1 shkurt në qytetin e Fierit, ku Kastrati u qëllua me dy plumba, një prej të cilave e preku në zonën e kokës. Policia ka implikuar si të dyshuar në krim edhe tre persona të tjerë, të cilët janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç dhe Silvio Cara 39 vjeç. Dyshohet se këta shtetas janë larguar nga Shqipëria drejt…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Gazetari Ervis Kuçi, raporton se Zaja është arrestuar në zonën e Niktës dhe mësohet se ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Megjithatë ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave RENEA. Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të tre të dyshuarve të tjerë të kësaj ngjarje, të cilët janë Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa. Raportohet se edhe pse policia ka zhvilluar…

Lexo më Shumë