Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë mbetur i plagosur një person. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se i plagosuri është identifikuar si Mikel Fusha.
Ndërkohë më tej raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mark Lula”.
Nëna e të plagosurit ka raportuar se djali dhe autori janë konfliktuar para një jave në lokalin ku ishte i punësuar. Sipas nënës së Mikelit autori, i ka thyer tavolinat e lokalit ku ai punonte.
Po ashtu ajo shtoi se autori ditën e sotme ka shkuar në lokalin në fjalë me disa shokë. Sipas saj, policia ka pasur dijeni për ngjarjen.



