Është arrestuar nga policia Albert Zaja, autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’.
Author: almakos
Ora policore në vend nga 22 deri në 5 të mëngjesit do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, ndërsa në rast të përkeqësimit të gjendjes mund të ketë masa tjera restriktive. Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. – Advertisment – Në bazë të numrave të rasteve të reja pozitive dhe pacientëve të pranuar nëpër spitale ditëve të fundit dhe në bazë të numrit të shtretërve të lirë, qëndrimi është se nga nesër do të vazhdojnë të vlejnë të njëjtat masa sikurse deri tani, do të thotë mbetet në fuqi ora policore nga 22 deri në 5 të…
Ministria e Shëndetësisë konfirmon 659 raste të reja dhe 5 viktima nga koronavirus në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon…
Policia ka gjobitur 3088 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të ndryshme. 834 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara; 748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara; 453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 29 masa për shkelje të semaforit. Gjithashtu janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Njoftimi i plotë Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka marrë ende përgjigje nga Qeveria për rastin e ri për Dragi Rashkovskin pas kontributeve të emisionit “360 gradë” që sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë vitin e kaluar kishte krijuar softuer për shkeljet e trafikut që Ministria e Brendshme nuk e din dhe nuk planifikon të përdorë. Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, në intervistë për radio “Evropa e Lirë”, është shprehur se pret që Qeveria ta respektojë afatin ligjor për përgjigjet e kërkuara. Lidhur me rastin tjetër në lidhje me Rashkovskin, Ivanovska tha se marrëveshja me kompaninë italiane “Leonardo” për prokurimin e sistemit…
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se deri tani, ndihma totale për COVID-19 e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan veç të tjerash se këtë vit SHBA njoftoi 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19. Reagimi i plotë: Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4…
Grumbuj të mëdhenj mbeturinash në deponitë e egra në të gjithë vendin. Komunat thonë se do t’i pastrojnë, por në terren ka kudo mbeturina. Edhe pas më shumë se njëzet vjetësh, dy deponitë e egra në komunat e Haraçinës dhe Likovës janë akoma aty. – Advertisment – Deponitë e egra në këto komuna janë bombë e vërtetë mjedisore. Këtu mund të gjeni pothuajse gjithçka, nga mbeturinat ndërtimore, shishe plastike dhe qelqi, lodra të panevojshme dhe madje edhe mbetje ushqimore. Është e frikshme që këto deponi shpesh digjen, ndërsa tymi është i keq për shëndetin e banorëve përreth.” Kryetari aktual i…
Gjatë 24 orëve të fundit 8 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Kosovë, si dhe janë regjistruar 793 raste të reja. Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes. Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Brenda…
Erjon Skëndaj Në kulmin e pandemisë, qeveria shqiptare ka vendosur të rikonstruktojë rrënjësisht maternitetin Mbretëresha Geraldinë, duke nisur me prishjen e njërës prej dy godinave historike të shpallura nga qeveria monument kulture i kategorisë së dytë. Prishja e objektit ka filluar paraditen e të shtunës, datë 20 mars 2021, ndërsa në hyrje të maternitetit është vendosur projekti i ndërtesës së re që ka vetëm një kat të shtuar në njërën nga dy godinat muzeale. Projekti rikonstruksionit dhe ndërtimit të godinës së re tre kate është realizuar nga instituti i ndërtimit, që deri në nëntor të vitit të shkuar drejtohej nga…
Rruga që çon tek stacioni i autobusëve në Tetovë, për vite të tëra pret sanimin. E mbushur me gropa më shumë herë, që në disa vende është me thellësi prej mbi 30 centimetrave, gjatë ditëve me shi, shpesh bën që automjetet të pësojnë dëme të mëdha. – Advertisment – “Dëmet nuk mund t`i llogarisësh sa të rënda janë, dhe nuk merr masa askush. Gjithnjë kështu është ka shtatë apo tetë vite. Hajde dalim andej ta shihni çka janë gropat. Kjo rrugë e stacionit të autobusëve është, s`ka më keq”. “Shumë ka gropa, është problem, i prishëm autobusët, duhet të rregullohet…
Policia e Shkodrës jep detaje për plagosjen e dy vëllezërve Doçaj, mbrëmjen e kaluar. Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit dhe është shpallur në kërkim autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri. Sipas uniformave blu, fillimisht ka pasur një konflikt fizik mes palëve, ku për pasojë vëllezërit Doçaj kanë qëlluar të parët me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besmir Perkola. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M.…
Policia Vendore e Shkodrës ka arrestuar dy shtetasit e plagosur mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia edhe autori i dyshuar i kësaj plagosjeje të dyfishtë. Kështu, efektivët kanë vënë në pranga dy vëllezërit Marjan Doçi, 23 vjeç, dhe Hoten Doçi, 30 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore, teksa ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranës, jashtë rrezikut për jetën, nën mbikëqyrje nga forcat e policisë. Nga ana tjetër, mbrëmë policia ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Besmir Perkola, i cili ka lënë të plagosur dy vëllezërit Doçi. Nga sa mësohet…

