Author: almakos

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjekje në vend. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njofton se është ndarë nga jeta Dr.Valentina Lile, mjeke endokrinologe në Tiranë. “Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve. I paharruar qoftë kujtimi i Saj”. Ndërsa Shoqata e Diabetit të Shqipërisë në mesazhin e ngushëllimit shprehet se me ikjen e doktoreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës. Shoqata ngre shqetësimin se në 3 muaj kanë humbur jetën 5 punonjës shëndeti…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në një familje të vjetër beratase. Në bisedën që patën me kryetarin Basha, ata shprehën problematikat që has sot një familje normale. Ata thanë se emigracioni i fëmijëve u ka ardhur në ndihmë për të ndërtuar shtëpinë, ndërsa pensionet që marrin nuk u dalin as për të paguar energjinë elektrike. Gjithashtu, duke qenë një ish-familje e persekutuar, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë lekë nga shteti për pronat që nuk i kanë rimarrë. Qytetarja: Vajtën çunat në emigrim që u bënë këto shtëpi. Pensionet me 100 mijë lekë. 100 mijë…

Lexo më Shumë

Disa ditë pas akuzave publike në adresë të BDI-së për korrupsion, reket, nipi dhe bashkëveprimtari i kreut të integristëve Ali Ahemetit, Fatmir Limani tha sot për Alsat se zyrtarë të lartë të BDI-së i kanë dërguar ndërmjetësues për tërhequr kandidaturën për kryetar të Kërçovës. – Advertisment –  Ka shokë të cilët edhe dje edhe sot janë munduar të luajnë rolin e ndërmjetësuesve por pa treguar saktë se nga vijnë dhe kush i dërgon duke më ftuar që edhe njëherë të bashkëpunojmë bashkë. Ndërkohë që qëndrimi im është i prerë, i paluhatshëm dhe i tillë do të mbetet deri në përfundim…

Lexo më Shumë

Nëse ka pasur një të mirë kjo pandemi, ajo ka qenë prova e lidhjes së fortë mes familjeve shqiptare. Emigrantët që jetojnë në Gjermani megjithë kufizimet e tyre, nuk i ndërprenë ndihmat për familjet në krizë, shkruan Deutsche Welle. “Ne themi një fjalë, pa lënë veten keq, nuk i bën dot mirë kujt. Rroga ime në Gjermani nuk është kushedi sa e lartë, po ata atje janë më keq, sidomos tani në kohën e Coronës, prandaj sigurisht që i ndihmoj familjarët në Kosovë, thotë Ardiani, një punëtor ndërtimi që jeton prej vitesh në afërsi të Bonnit në Gjermani. Remitancat, dërgimi…

Lexo më Shumë

Ligjet e miratuara në parlament por të kthyera nga kreu i shtetit, nëse sërish votohen në Parlament me 2/3 automatikisht konsiderohen të vlefshme. Kështu ka komentuar profesori i të drejtës kushtetuese Jeton Shasivari, konkluzat e dala pas seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese të mbajtur ditë më parë, ku u shqyrtuan nismat për kushtetutshmërinë e dekretit të ligjit të gjuhëve dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Shasivari tha me këtë rast se të dy ligjet që një herë u kthyen nga kryetari Ivanov por Parlamenti i miratoi sërish në mars dhe korrik të vitit 2018 me shumicën e nevojshme,…

Lexo më Shumë

Kosova me shifra të larta nga COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast…

Lexo më Shumë

Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama ka komentuar sot takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mes ironisë, Rama e cilësoi Bashën si personazhi i filmit komedi ‘Borat’. “Vazhdon harbimi i dasmorëve në Shqipërisë. Që medemek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane njerëzit e nuses. Skema e njohur. Në drejtimin tonë nuk është problem, problemi është që të ruajmë shëndetin, të mos biem në këto nivele. Nuk ka mundësi që dikush që pretendon të drejtojë vendin të sillet rrugëve të vendit si Borati. Një situatë që do ishte komike nëse s’do ishte e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Është…

Lexo më Shumë

Vazhdon të shënojë rritje numri i të shtruarve në spitale nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrat Kovid të kryeqytetit janë hospitalizuar 84 persona derisa nëpër spitale po trajtohen 1289 pacientë. Ndërkohë vendi ende pa vaksina. Ministri Filipçe tha se nuk ka datë të saktë për arritjen e vaksinave, por se imunizimi do të bëhet me vaksinën Astra Zeneca dhe me ato kineze. – Advertisment – Jemi në komunikim çdo ditor. Prodhuesit janë përballë me sfidën për porosinë e vaksinave të nevojshme. Kemi disa paralajmërime për arritjen e vaksinave dhe ato janë për në fund të muajit mars…

Lexo më Shumë

 Duke komentuar sërish provokimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri i Serbisë, kryeministri Edi Rama tha se e ardhmja e shqiptarëve “është në duart tona”. Ndërsa deklaroi se është “për të qarë e për të qeshur”, që Presidenti serb i rikthehet këtyre provokimeve që sipas tij tregojnë “një ngërç ku ndodhet Serbia”. Rama tha se procesi i vaksinimit në Kukës të mjekëve e infermierëve kosovarë “më vjen mirë që koinçidoi rastësisht, por ndonjëherë rastësia është shpata me të cilën domosdoshmëria çan rrugën, me publikimin dje të nje harte leshi, po e them…

Lexo më Shumë

Voltiza Duro- Emisioni i shëndetit “Klinika 24” që transmetohet në “News 24” ka mbushur plot 10 vite duke u ardhur në ndihmë qytetarëve mbi problematikat shëndetësore. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ideatorja dhe moderatorja e njohur, Doreada Mio flet mbi këtë rrugëtim që mbi të gjitha për të ka qenë një pasion. Ajo më tej flet mbi sfidat që ka kaluar dhe projektet e reja që pritet të vihen në jetë. Emisioni i shëndetit, “Klinika 24” mbushi plot 10 vite transmetim. Si ka qenë ky rrugëtim për ju?Po u mbushën plot 10 vjet që nga emisioni i parë i…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, shprehet e tronditur për ndarjen nga jeta të gjeneralit Ndriçim Sallakut, i cili nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19. Ambasadorja e SHBA thotë se ajo dhe shumë amerikanë të tjerë patën nderin ta njohin këtë patriot dhe të punojnë me të. “Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallakut. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin. Ai iku shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Pushoftë në paqe!”,…

Lexo më Shumë

Procesi i vaksinimit për 250 mjekë dhe infermierë nga Kosova, me vaksina anti-covid që janë dhuratë nga shteti shqiptar ka nisur sot. Ashtu siç dihet tashmë, procesi i vaksinimit të bluzave të bardha po kryhet në Kukës. Mësohet se sot dhe nesër do të vaksinohen 500 staf mjekësor. Ky shtet pritet të përfitojë vaksinat e para nga COVAX – skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pësotr shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra. Në dërgesën përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar,…

Lexo më Shumë