Të hënën do të bëhet vlerësimi nëse ka nevojë për restrikcione të reja do të cilat do të ishin në drejtim të rritjes së kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtimit të punës së objekteve hotelierike por tani për tani nuk është duke u menduar për masa restriktive shtesë. – Advertisment – Vlerësim i Komisionit për Sëmundje Infektuese tani për tani është se për fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme do të kemi rezultate nga ora policore që ishte vendosur para dhjetë ditësh. Konstatimi dhe qëndrimi është se në fillim të javës së ardhshme do të bëjnë vlerësim të…
Author: almakos
Dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, anëtar i bandës së Durrësit. Ngjarja e rëndë që tronditi lagjen nr.16 dhe mbarë qytetin bregdetar, ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanËeb” dëshminë e një zonje që banonte në atë lagje, e cila deklaroi se dëgjoi krisma armësh. “Dëgjuam krisma, nuk pamë gjë tjetër. Ishte krismë e madhe. Këtu kishte një shtesë dhe mbante pulat se shtëpinë e kishte pak më tutje. Ka dy fëmijë”, tha e moshuara. NGJARJANgjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:40 ne lagjen nr.16. “Mond Çekiçi” udhëtonte me mjet me…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. – Advertisment – Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 13 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 513 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
Makina që shihni në pamje i përket Edmond Koçit, anëtari i bandës së Durrësit, që mbeti i vrarë sot pas një atentati me armë zjarri. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendngjarja, ku shihet se dera e përparme nga ana e pasagjerit e mjetit tip “Benz’ fuoristradë, është bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ndërsa dyshohet se është qëlluar me breshëri automatiku. Pas këqyrjes nga ana e ekspertëve hetimore brenda mjetit, ky i fundit pritet që të transportohet nga vendi i ngjarjes. Ai ishte marrë dhe me biznese të ndryshme në qytetin e Durrësit, ndërkohë që la pas dy…
“Qeveria në Shkup po përpiqet të mohojë historinë tonë të përbashkët dhe kjo është arsyeja pse kemi mosmarrëveshje bilaterale”. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në një shkrim të saj për magazinën gjermane “Theeuropean.de.” – Advertisment – Zaharieva ka thënë se Bullgaria pranon vetëm se identitetin e ri maqedonas të formuar pas vitit 1945 ndërsa akuzoi drejtuesit e institucioneve të Shkup, për siç ka thënë “mohimin e historisë së përbashkët”. “Një identitet i veçantë maqedonas u formua në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Bullgaria njeh këtë identitet të veçantë të Maqedonisë së Veriut dhe…
Moti në vend do të jetë i vranët me reshje të shiut, në malet dhe në vendet më të larta me reshje të borës. Për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga fundi i ditës dhe gjatë natës kohë pas kohe reshjet do të kalojnë në bore edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. – Advertisment – Temperatura minimale do të lëviz prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri në 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë I vranët…
Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendimmarrjen e Këshillit të BE-së, për lëvizjen e lirshme të kosovarëve në zonën Schengen. Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave. “Liberalizimi i vizave është në dorën e Këshillit: Janë vendet anëtare të BE-së ata që do të duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, nuk do të thotë që…
Numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n dhe kjo, së bashku me pasiguritë e krijuara nga pandemia, pritet të japë efekt në lindshmërinë në afatin e mesëm në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me 2019, celebrimet ranë me 22%. Shtyrja e celebrimeve dhe frika nga pasojat e COVID-19 ka ulur planifikimet familjare për lindje. Çifte të tjera shpresojnë të nisin një shtatzëni të mbarë pas vaksinimit. Mjekët obstetër…
Burime të “360 Gradë” në Alsat thonë se mbrëmjen e së premtes në aksioni e koduar policor “I arratisuri” janë arrestuar djemtë e Dilaver Bojkut, respektivisht Erben dhe Besnik Bojku. Njësitet e policisë kanë arritur të kapin vëllezërit në rrugën rajonale Strugë-Dibër, gjegjësisht në hyrje të Veleshtës, ku edhe janë arrestuar derisa të dy kanë qenë të armatosur. – Advertisment – Erben Bojku kërkohej me tre fletarreste të brendshme dhe një fletarrest ndërkombëtarë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Strugë, për kryerjen e veprës penale vrasje dhe tregti ilegale me armë. Erben Bojku është dënuar me gjithsej 21 vite burg.…
Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të. Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti. Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin. Ndërkohë që sipas raportit, njerëzit më të lumtur në botë janë finlandezët. Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19. “Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën…
Secili prej nesh ka përgjegjësi personale, por edhe përgjegjësi ndaj shoqërisë kur bëhet fjalë për përhapjen e infeksionit me Covid-19, tha drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq në paraqitjen e sa të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat. Ajo përsëriti thirrjet për publikun e gjerë për mbrojtje kundër sëmundjes dhe bëri thirrje që të besim në sistemin shëndetësor. – Advertisment – “Ne të gjithë jemi përgjegjës për përhapjen e infeksionit dhe duhet ta kuptojmë seriozisht maskën që e vendosim, pavarësisht nga distanca. Bëj thirrje për besim në mantelet e bardhë dhe rekomandimet që ne i japim”,…
Juljan Mehaj, nuk do të jetë më kryetar i Degës Doganore Tiranë. Me një urdhër që mban datën e sotme të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli, Mehaj transferohet me detyrë Drejtor Drejtoria, Drejtoria e Kontrolleve të Akcizës dhe Pas zhdoganimit (Aposteriori), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Lëvizja vjen kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga data e zgjedhjeve, ndërkohë që arsyeja mësohet se është mosrealizimi i planit të të ardhurave për muajin shkurt, i cili ka rezultuar në 95 për qind. Vendin e Mehajt e zë Petrit Koçiaj, i cili është emëruar Kryetar i…

