Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar sot në Vlorë, ku shtetasja Valbona Prenga mbante të vdekur në banesë bashkëshortin e saj, Llazar Prenga, prej disa ditësh. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se një nga pistat e ngjarjes është edhe vrasja. Policia ka shoqëruar gruan dhe po e merr në pyetje për ngjarjen. Siç u tha më herët, ka dyshime që Valbona Prenga është me probleme mendore. Pikërisht për këtë, dyshohet se ajo mund ta ketë vrarë të shoqin për shkak të sëmundjes së saj mendore. Ndërkohë, pritet që trupit të viktimës t’i bëhet autopsia për të zbuluar…
Author: almakos
Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 813 persona pasi shkelën masat anticovid. 705 persona u ndëshkuan me masën administrative 3000 lekë pasi u konstatuan pas maskë mbrojtëse. Ndërsa 98 të tjerë udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Njoftimi i plotë: Ndëshkohen me masë administrative 813 shtetas, për moszbatimin…
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 profesionistë shëndetësorë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. MSH-ja thotë se lista e mjekëve të Kosovës i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Kukës. “Ministri (i Shëndetësisë së Kosovës, Armend) Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së. Më herët, Shqipëria…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një grua ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj prej disa ditësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji”. Bëhet fjalë për shtetasen Valentina Prenga, e cila dyshohet se ka probleme mendore. Ka qenë policia, që ka shkuar ditën e sotme në banesën e gruas, por që kjo e fundit nuk i ka hapur derën. Uniformat blu janë detyruar të thyejnë derën dhe të futen brenda. Raportohet se viktima është identifikuar si Llazar Prenga.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësin i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, tha se regjistrimi i popullsisë në diasporë vazhdon pa probleme dhe problemet teknike janë tejkaluar të gjitha. Deri më tani janë regjistruar mbi 82 mijë persona, pjesa më e madhe nga Zvicra, e ndjekur nga Gjermania dhe Italia. – Advertisment – Në kontekst të vetë-regjistrimit të popullsisë nga diaspora, duam të theksojmë se procesi vijon pa probleme, janë tejkaluar të gjitha gabimet teknike të cilat u shfaqën në fillim. Jemi të kënaqur nga numri i qytetarëve të regjistruar dhe njëkohësisht ju sigurojmë se si…
Tre nga pesë të akuzuarit që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”, janë ndjerë sot fajtorë para gjykatësit dhe kanë kërkuar falje. Ndërsa dy të tjerët nuk e pranojnë akuzën dhe deklarohen të pafajshëm. – Advertisment – Pesë person janë prezent në sallën e gjyqit, një i akuzuar nuk është lejuar në sallë për shkak të temperaturës së lartë, ndërsa një i akuzuar tjetër është i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Në sallë janë të pranishëm edhe policët e dëmtuar në protesta.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Llalla. Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, siç raporton gazetarja…
Policia e Korçës ka arrestuar pas 5 vitesh, Angel Miçanin si bashkëpuntor në vrasjen e Marsel Osmanit në 2016 në një lokal me muzikë tallava. Ngjarja ka ndodhur në 29 gusht 2016, kur në lokal pronari Olsi Zyberi bashkë me truprojën Llazar Dine kanë rrahur me sende të forta Osmanin, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ishte tronditëse pasi viktimës jo vetëm e rrahën me shkop, por e gjuajtën dhe me thikë mbrapa kokës si dhe e lidhën me makinë duke e tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal. Dyshohet se sherri nisi për një femër. Angel Miçani rezulton të ketë…
Në seancën e 55-të Qeveria, ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për situatën rreth blerjes së duhanit nga mbledhja e vitit 2020 dhe miratoi konkluzionin që Kombinati I Duhanit të Prilepit t`i ndërmarrë të gjitha aktivitetet që të blihen 700 ton shtesë nga teprica e mbledhjes së fundit. – Advertisment – Si pronar dominant i Kombinatit të Duhanit Prilep, Qeveria përmes përfaqësuesit të saj në këtë shoqatë aksionare do të inicojë procedurën për realizimin e këtij konkluzioni në bordin e aksionarëve të këtij kombinati. Në këtë seancë, Qeveria, miratoi edhe informacionin se disa ndërmarrje blerëse kanë shfaqur gatishmëri për të blerë…
Një 54-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A. N., 54 vjeç dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt. Si pasojë e plagëve të marra 54-vjeçari ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë: Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar…
Nga Qeveria njoftojnë se sot më datën 19.03.2021 (e premte) në orën12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me zëdhënësin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha. – Advertisment – Në konferencën për shtyp do të jenë edhe Aleksandar Vidinovski nga Ministria e Drejtësisë dhe Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës. Tema e konferencës për shtyp është ecuria e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, aktivitetet që janë në vijim, si dhe pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë së diasporës.
Sipas një studimi nga Spitali Universitar Rikshospitalet në Oslo, një përgjigje e fortë imune pas vaksinës AstraZeneca bëri që tre punonjës shëndetësorë të marrin mpiksje gjaku, njëri prej të cilëve vdiq. Ky lajm u botua këtë mëngjes nga agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, para se EMA të publikonte raportin e saj. “Ne kemi marrë gjetje që mund të shpjegojnë pamjen klinike të pacientëve tanë”, tha kryemjeku dhe profesori P Andrel Andre Holme i Rikshospitalet në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. “Ne besojmë se kjo është e rëndësishme për t’u treguar, ne kemi gjetur një model të arsyeshëm shpjegimi”, tha…

