Është dhënë sot masa e sigurisë “arrest në burg” për pedofilin 31-vjeç Petrit Pire,i arrestuar dy ditë më parë pas akuzave ndaj tij të një 13-vjeçari nga fshati Moravë,që e ka akuzuar se e ka prekur seksualisht në organet gjenitale. Ka qënë prokurori Dritan Gripshi,që në bazë të provave dhe dëshmive të grumbulluara i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tij,për veprën penale “ngacmim seksual” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” pa afat. Mësohet se pedofili Petrit Pire,i pyetur në seancë,nuk ka pranuar ta ketë prekur të miturin. “Unë jam njohur me 13-vjeçarin nëpërmjet…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.761 teste të kryera janë regjistruar 1.216 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 116.438 raste, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, kurse 3.403 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 13.909. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 578.923 testime për koronavirus. – Advertisment – Sipas qyteteve, brenda 24 orëve 624 raste…
Erjon Skëndaj “Mu tha goja për një pikë uji, të lutem më ndihmo”, janë fjalët e fundit që nëna i tha të birit nga brenda spitalit Covid-3, pak para se tw mbyllte sytë e të largohej përfundimisht nga kjo bote. Fjalët therëse për këdo që i dëgjon i kanë hapur një plagë në zemër djalit të 70-vjeçares nga Durrësi që sot ngre gishtin e fajit drejt infermierëve përgjegjës, ndërsa falënderon mjekun kurues për gjithë sa mundi të bënte gjatë 9 ditëve të ferrit. Altin Sejdiu dëshmon kalvarin e gjatë të sorrollatjeve që nisën në dyert e Urgjencës së Spitalit të…
Ish dekani i fakultetit të mjekësisë në UT Kastriot Haxhirexha tha se të gjitha shkrimet e publikuara në revistën Veritas për plagjiaturë janë të vërteta. Ai thotë se për plagjiaturën, që para një viti kanë qenë të informuar edhe rektori, dekanët, doktorantët dhe disa profesorë. Haxhirexha tha për Alsat se reagimi i tij ndaj këtij fenomeni i ka kushtuar me largimin nga posti i dekanit të fakultetit. – Advertisment – Ka një vit, që nga marsi i vitit të kaluar që unë personalisht si dekan i fakultetit të shkencave të mjekësisë, rektori i UT, zyra për shkencë e UT, dhe…
Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 790 qytetarë pasi janë konstatuar pa maskë në fytyrë. Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë , 689 persona që nuk mbanin maskën. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Njoftimi i policisë: U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 790 shtetas. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë,…
Strumica Online Në faqen e Facebook-ut, Strumica Online është publikuar një video në të cilën shihet se si dhjetëra persona rrahin një person në Qendër të Strumicës. Ata fillimisht e ndjekin personin, pastaj nisin ta godasin me mjete të forta. Ende nuk ka informacione se kur saktë ka ndodhur rasti dhe cilat janë motivet e rastiti. – Advertisment –
Një granatë e vjetër është gjetur tek ‘’Liqeni i Thatë’’ në Tiranë. Mësohet se granata është gjetur në baltë, dhe është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, pa dëme apo pasoja në mjedisin përrreth. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se teksti shkollor nga lënda e Gjeografisë për vitin e dytë -arsim mesëm është tërhequr nga përdorimi. Nga MASH njoftojnë se ministrja Milla Carovska sot ka nënshkruar vendimin e Komisionit me të cilin kërkohet tërheqja e tekstit shkollor. – Advertisment – “Komisioni konstaton se teksti shkollor është i stërngarkuar me të dhëna tjera statistikore dhe fakte që nuk korrespondojnë në përputhje me qasjen didaktiko-metodologjike për moshën e fëmijëve. Gjithashtu, në disa përmbajtje mësimore në tekstin shkollor, janë shkelur parimet e paprekshmërisë së kulturës, historisë dhe vlerave të tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë…
Një tjetër mjek shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për mjekun nefrolog të Vlorës, Fejzi Alushi, i cili nuk ja ka dalë të mposhtë virusin e rrezikshëm. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Njoftimi: Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte kujtimi i Tij ! Eksperienca Akademike Mesimedhenje 1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve…
Është gjetur i vrarë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, mbrëmjen e kaluar në Fier. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave në Fier, ndërsa nuk dihet ende nëse është vrarë apo vetëvrarë. Informacion paraprak Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij. Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë…
Fatmir Limani, njëherit dhe nip i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, ekskluzivisht për Alsat ka paralajmëruar se do të kandidohet për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, si kandidat i pavarur. Limani ka adresuar edhe një sërë kritikash ndaj BD-së. – Advertisment – “Strukturat aktuale lokale të BDI-së në Kërçovë duhet të kontrollohen për punën që bëjnë, pasi kanë vendosur vetëm “bekatonka” dhe çmimi i tyre duhet të konfirmohet”, kështu deklaroi ekskluzivisht për Alsat Fatmir Limani derisa paralajmëroi kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për kryetarë të Komunës së Kërçovës. Limani akuzon autoritetet lokale në…
Një depo faramaceutike në zonën e Laprakës është grabitur gjatë natës. Raportohet se autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C. Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

