GJKKO ka vendosur që të kalojë per gjykim, dosjen e Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt të akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shokut të tij Aleksandër Laho dhe Andi Malokut, shoferi 24 vjeçar që humbi jetën një javë me vonë në spital, raporton gazetarja Klodiana Lala. Rraja dhe Halilaj do të përballen para GJKKO me akuzën e “vrasjes së funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë në dëm të Ndojës, “vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Malokut dhe mbetur në tentativë ndaj Lahos, si edhe “armëmbajtje pa leje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e vepravr penale nga grupi i…
Author: almakos
Nuk ka asnjë lëvizje nga partitë parlamentare drejt zhbllokimit të Kuvendit. Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa Skënder Rexhepi, thotë se nuk është bërë asgjë për të gjetur zgjidhje për ligjin për shtetësitë, andaj nuk ka as ndryshim të qëndrimit të tyre për bllokimin e të gjitha procedurave në komisione me amendamente. – Advertisment – Ne jemi të interesuar që të ketë një zgjidhje për një kategori të qytetarëve. Andaj jo vetëm pakon e pestë financiare por çdo lloj tjetër të ligjeve që do vijë në ndërkohë, do të vazhdojmë të bëjmë bllokimin e tyre- deklaroi…
Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve është gjendur i pajetë në Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se Edmond Shtylla i moshës 45-vjeçare është gjetur i vdekur. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por trupi i tij u gjet në vendin e quajtur ‘’Ura e Qerretit’’. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e vdekjes.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për gjigantin mediatik botëror “BBC”, ku mes të tjerash është pyetur edhe nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar me Shqipërinë, po t’i jepej mundësia. Presidentja në detyrë është pytur mbi deklaratat e Albin Kurtit, i cili është shprehur më herët se nëse do t’i jepej mundësia do votonte pro bashkimit kombëtar. Por, ndryshe nga Kurti, Osmani është shprehur për “BBC” se nuk mund t’i përgjigjej një pyetjeje të till,ë sepse me Kushtetutën e tanishme të Kosovës është e pamundur mbajtja e referendumeve të tilla. Ajo ka thënë se…
Shtatë profesorë që aktualisht ligjërojnë disa nga lëndët bartëse në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, e që po ashtu janë në lidhje farefisnore mes tyre, akuzohen nga revista “Veritas” për plagjiaturë të punimeve të tyre shkencore. Sipas kësaj reviste, punimet e tyre i kanë kopjuar nga disa revista shkencore të mjekësisë në shtete të ndryshme të Botës. – Advertisment – Sipas të njëjtës revistë bëhet fjalë për ish rektorin e UT-së Nexhbedin Beadinin, bashkëshorten e tij Sheqibe Beadinin, Albulena Beadinin, Emira Bexhetin, Mirlind Bexhetin, Destan Halidin dhe Ekrem Ismanin. Përkundër tentimit tonë për të kontaktuar me profesorët e…
Vijoi mes dyshimit dhe entuziazmit vaksinimi i mësuesve në kryeqytet me vaksinën “AstraZeneca”. Para vaksinimit, mësuesit duhet të mbushin dhe firmosin një formular ku përshkruhen simptomat e Covid-19 dhe përgjegjësia për shpërndarjen e tij tek të tjerët, opsioni i refuzimit dhe mundësia për të ndryshuar mendim dhe vaksinimi në një moment të dytë. Një pjesë jo e vogël e mësuesve pohojnë pasigurinë dhe frikën e tyre për pasojat e vaksinës “AstraZeneca”. “Po frikë është, çka kemi dëgjuar ne televizor. Po është e vështirë, pashë dje ne televizor që i kishin pezulluar këto vaksinat “AstraZeneca” në Bashkimin Europian”, tha për News24…
Të dënuarit për logjistikë në rastin Lagja e Trimave presin mbledhjen e komisionit përkatës në burgun e Shutkës për të marr njoftimin nëse mund të shfrytëzojnë vikendin e lirë i cili u takon në bazë të Rregullores. Në këtë grup janë: Arsim Bajrami, Elham Arifi dhe Musadik Pajaziti. Që të tre kanë plotësuar kushtet për fundjavë jashtë burgut, por edhe pse kanë kaluar filtrat në komisionet përkatëse një vendim i tillë nuk është ekzekutuar nga autoritetet e burgut. Drejtori i burgut hetues të Shutkës, Filip Andov tha për Alsat se pas mbledhjes së komisionit vendimi do të merret mbi bazën…
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka përcjellë Presidentit të Republikës propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale, të shpallura me vendimet numër 241, 242, 243 dhe 244, datë 09.07.2020. Në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, brenda afatit të kandidimit kandiduan gjithsej tetë kandidatë. “Me synimin për plotësimin në kohë të pozicioneve të lira, me qëllim bërjen e Gjykatës së Lartë funksionale në një kohë sa më të shpejtë, Këshilli, konsideroi zhvillimin paralelisht të procedurës…
116 persona të cilët e kishin kaluar një herë koronavirusin, janë riinfektuar sërish. Dy nga personat që ishin ri-infektuar kanë ndërruar jetë. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karxhovski tha se papërgjegjësia e qytetarëve që kanë hequr barrën për vete dhe nuk janë kujdesur më me masat mbrojtëse, janë bërë bartës të llojit britanik të virusit i cili është 70 herë më lehtë transmetues. Karaxhovski nuk e komentoi faktin nëse testet PCR kanë treguar rezultate të rrejshme herën e parë, por thotë se imuniteti nuk është i përjetshëm. – Advertisment – Nuk mund t`i themi askujt që infeksioni që…
Covid -19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha. Bëhet fjalë për infermieren Nurie Baçe e cila ka ndërrua jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 59-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë. Në njoftim thuhet se Baçe shërbente si infermiere në qytetin e Lushnjes. Njoftimi i plotë: Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19. Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast…
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karxhovski ka komentuar rastet me ri-infektim me koronavirus në vend, transmeton Alsat. Infektologu Karaxhovski thotë se vetë mutacionet e virusit mund të shkaktojë re-infektim, por që ri-infektimi mund të ndodh edhe nga varianti i njëjtë i virusit, varësisht prej përgjigjes imunologjike të trupit të njeriut. – Advertisment – “Nuk mund t`i themi askujt që infeksioni që ka kaluar para një periudhe të caktuar nuk mund të sjell ri-infeksion me variant të ri. Absolutisht bëhet fjalë për mundësi potenciale të hyj në vend, qoftë varianti afrikan, varianti brazilian, çek, sllovak, norvegjez, ja tani kemi…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend po vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë, ndërsa deri dje janë imunizuar 5300 punonjës, transmeton Alsat. Filipçe tha se deri në fillim të muajit prill pritet të arrijnë disa lloje të vaksinave kundër Covid-19 në vend. – Advertisment – “Deri në fund të këtij muaji, eventualisht në fillim të muajit tjetër presim të funksionojë COVAX sistemi, nga çka pritet të arrijnë rreth 100 mijë vaksina. Në këtë periudhë intenzivisht po bisedojmë edhe me përfaqësuesit e vaksinës kineze dhe vaksinës ruse, presim paralajmërimet e tyre, nuk kemi…

