Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e kreut të ILD-së Artur Metani për shkarkimin nga detyra. Vendimi u mor pak minuta më parë në mbledhjen e KLGj, raporton gazetarja Enkelejda Hoxha Gjyqtarja Enkelejda Hoxha prej javësh po mbahet nën arrest pas dyshimeve për korrupsion. Mësohet se pas shpalljes së vendimit në mbledhjen e sotme nuk ka patur diskutime mes palëve, kjo pasi ata ishin shprehur me herët. Kreu i ILD-së, Artur Metani argumentoi se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka shkelur rëndë ligjin në rastin e lirimit nga qelia të të dënuarit Hekuran Billa.…
Author: almakos
Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë kundër dy personave për kryerjen e veprës penale – Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie, respektivisht për shkelje të nenin 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Alsat. Të dy personat, megjithëse kishin vednim për izolim shtëpiak, janë larguar nga shtëpia e tyre, i pari ka shkuar në një farmaci për të blerë ilaçe ndërsa personi i dytë ka udhëtuar për në Gjermani. – Advertisment – “I akuzuari i parë nga fshati Reçicë e Madhe, të cilit i ishte caktuar mbikëqyrja e detyrueshme shëndetësore dhe izolimi shtëpiak, nuk veproi…
Një 66 vjeçar është gjetur i pajetë në parkingun e automjeteve në rrugën ”Siri Kodra” në Tiranë. Policia bën me dije se është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. “Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19 ditëve të fundit, Komisioni i Sëmundjeve Infektive sot pritet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar nëse do vendosen masa të reja restriktive, transmeton Alsat. Autoritetet për ALSAT njoftuan se të gjitha opsionet janë të hapura. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për sot ka paralajmëruar konferencë për shtyp. Ndërsa rriten numrat dhe diskutohen masat Maqedonia e Veriut ende nuk ka vaksina për qytetarët. Vendi aktualisht ka 11.889 raste aktive me virusin korona, ndërsa numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 ka shkuar në 113.929, prej të cilëve…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në lagjen “Partizanli”, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij shtetasi F. M., 64 vjeç. Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveç asaj të shkaktuar nga vetëvrasja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, nëpër vendet malore me reshje të dëborës. Paradite do të jetë më me diell, do të fryjë erë e përforcuar në pjesët jugore dhe përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të ulëte në -2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij prej 3 deri në 13 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup moti do të jetë me vranësira, pasdite me periudha dielli, do të fryjë dhe erë e përforcua nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri…
Bllokada e Ligjeve në Kuvend sipas deputetit të ASH-së, Elmi Aziri nuk është shkak por është pasoj. Ai madje shton se ligji për shtetësi është prioritet mbi prioritetet edhe në këtë kohë pandemie, sepse sipas tij një kategorie të caktuar të qytetarëve që iu pamundësohet shtetësia, njëherit iu pamundësohet edhe një e drejtë tjetër elementare që ka të bëj me sistemin shëndetësorë. – Advertisment – Qëllimi është që të bllokohet ligji, por keni parasysh bisedohet për ligje esenciale që tangojn në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e përditshme të qytetarëve. Ju pamundësohet realizimi i objektivave kryesore jetësore. Ndërsa s ai takon…
Zgjidhje për personat pa shtetësi patjetër të ketë, por ajo duhet të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare, tha në emisionin e sotëm “200” në Alsat M, Jovan Mitreski nga LSDM-ja qeveritare. I pyetur për mënyrat e zgjidhjes së problemit të personave pa shtetësi, Mitreski thotë se një nga sfidat është ligji për leje qëndrimi. – Advertisment – Nuk mundemi të kemi zgjidhje sistemore të kësaj çështje, 5 vjet t’i ulim në 3, sepse del që ligji për qëndrim të jetë më i fuqishëm se ligji për shtetësi. Problemi sistemor është nëse qytetarët kanë pasur ndërprerje në rregullimin e qëndrimit…
Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, vitaminat A, B6, B9 (acid folik), B12, C dhe D si dhe mineralet zink, selen, hekur dhe bakër janë thelbësore që sistemi imunitar të funksionojë si duhet. Kur sistemi imunitar nuk ushqehet siç duhet, kjo mund të çojë në një përgjigje të dobët ndaj vaksinës. Për shembull, një përmbledhje e nëntë studimeve ku përfshihen 2,677 njerëz zbuloi se ata me mungesë të vitaminës D ishin më pak të mbrojtur nga dy lloje të gripit pas vaksinimit. Në të kundërt, provat e kontrolluara rastësisht të shtesave të mikroelementeve (vitamina B6, vitamina E, zinku dhe seleni) te…
Kuvendi është bllokuar, sepse shumica nuk mundet ta sigurojë shumicën në sallën e kuvendit, dhe jo shkaku i numrit të madh të amendamenteve, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së në opozitë Timço Mucunski, në intervistën e sotme në emisionin 200, në Alsat. I pyetur nëse me numrin e madh të amendamenteve bëhet bllokim, në vend të debatit në Kuvend, Mucunski thotë: – Advertisment – „Kuvendi në esencë është bllokuar, sepse shumica nuk mundet të sigurojë shumicë. Roli i opozitës është tu tregojë qytetarëve, se kur doni të funksiononi me atë formë të shumicës, kur nuk keni dialog adekuat…nuk mundet nga qeveria t’ua…
Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me AstraZeneca në vendin tonë. Mësohet se në fund të mbledhjes Komiteti i Imunizimit ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca. Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Sakaq, disa vende të Bashkimit Evropian kanë bllokuar vaksinën e AstraZeneca, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.
Photo: MIA Është arrestuar mbrëmjen e sotme nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga zjarri mëngjesin e sotëm në Gostivar. Lajmin e ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës. Në njoftimin e SPB-së thuhet se nëna e vogëlushit 7-vjeçar, me inicialet S.T nga Resnja, pasi i është ofruar ndihma e parë mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në stacionin policor të qytetit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale që ka të bëjë me vdekjen e fëmijës së saj. Në stacioni policor, e lartpërmendura do të qëndroj deri nesër dhe më pas do të dalë …

