Author: almakos

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit. Viktima ende nuk është identifikuar, mirëpo po vijon puna nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. NJOFTIMI: Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë…

Lexo më Shumë

Tërmetet e ditëve të fundit në Maqedoninë Perëndimore, kanë shembur serish dheun ku ishin mbuluar gypat e riparuar të ujësjellësit të Tetovës në Lëshnicë. Rrëshqitja e dheut, ka shkatërruar sërish sistemin e ujësjellësit, duke shkëputur kështu gypat kryesor të furnizimit. Si pasojë Tetova në orët mëngjesit ishte pa ujë. Sasia e ujit në rezervuarët e qytetit ka pësuar rënie drastike, sa që për momentin Tetova, ka në rezervuare vetëm 150 litra ujë në sekondë. Për zbutjen e këtij Problemi, janë aktivizuar edhe katër puset e qytetit me qëllim të furnizimit me ujë të disa pikave më kritike të vendit, deri…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit finalizon një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar. Operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia italiane dhe Policia shqiptare. Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri. Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania. Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një i ri nga Tetova pasi i njëjti ka shkaktuar një shpërthim duke përdorur molotov. – Advertisment – “Mbrëmjen e djeshme (15-mars) rreth orës 23:00, në rrugën ,,146“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 26-vjeçarin R.M. nga Tetova, i cili më parë kishte shkaktuar një shpërthim me një pajisje të improvizuar (shishe-të mbushur me lëndë djegëse-molotov), të cilën e kishte vendosur në një murr rrethues dhe më pas kishte tentuar që të ikte. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të…

Lexo më Shumë

Mësuesi Pjetër Prenga e refuzoi vaksinën anti-Covid, me argumentin se “AstraZeneca”, me të cilën po vaksinohen arsimtarët, është refuzuar në disa vende të botës, pasi solli probleme shëndetësore te të vaksinuarit. “Na kanë njoftuar për t’u vaksinuar të hënën, por unë nuk kam pranuar. Duke qenë se vaksina ‘AstraZeneca’, me të cilën po vaksinohen arsimtaret, është refuzuar në disa vende të botës, kjo më ka sjellë një lloj pasigurie. Pa dalë në deklaratë zyrtare autoritetet shëndetësore, unë nuk e kam ndërmend të vaksinohem. Me duket diçka mjaft e frikshme që të luaj me jetën time”, thotë mësuesi, që njëherësh është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Financave Fatmir Besimi, në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, sot realizoi takim me Kryeministrin e këtij vendi Ksavier Betel. Në takimin me Betel, Kryeministri Zaev theksoi se Luksemburgu, si një prej përfaqësuesve më të zëshëm për zgjerimin e BE-së, është partner i afërt i Maqedonisë së Veriut dhe zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian (KE) për vendin tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. – Advertisment – Kryeministri Betel në takim theksoi se pas të gjitha vendimeve të cilat i miratuan…

Lexo më Shumë

Ekologjisti gjerman, Michael Succow, fitues i çmimit alternativ “Nobel”, në një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i bën thirrje për fillimin e projektit të Parkut të Kombëtar të Vjosës. Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe autoriteteve të BE-së, fituesi i çmimit të fondacionit “The Right Lievelihood”, i njohur ndryshe edhe si çmimi alternativ Nobel, bën thirrje për të nisur që tani me planifikimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Model për BE-në “Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të virgjër të Evropës me një nga ekosistemet më të spikatura të kontinentit.…

Lexo më Shumë

Një fëmijë ka ndërruar jetë kurse një grua është në rrezik për jetë pas zjarrit që kaploi mëngjesin e sotëm një ndërtesë në Gostivar, transmeton Alsat. Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga ndërtesa një trup të pajetë të një fëmije ndërsa një grua e moshës 35-vjeçe me plagë të rënda është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Në Qendrën Emergjente është konstatuar vdekja e fëmijës, që sipas gjitha gjasave ka ndodhur për shkak të ngulfatjes nga tymi. Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën “kej Vardar”. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot është takuar me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Siç njofton Osmani në profilin e tij në Facebook, takimi është mbajtur në Aeroportin e Sofjes, transmeton Alsat. Osmani sot prite të nis vizitë pune në Zvicër dhe Spanjë.  Shefi i diplomacisë maqedonase gjatë ditës së djeshme tha  tha se deri më tani nuk ka asgjë të re në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, dhe se përqendrimi ynë për momentin janë  çështjet që dalin nga Marrëveshjes me Bullgarinë, sepse, siç theksoi ai, është e qartë se politika në Sofje është përqendruar në çështjet e tyre…

Lexo më Shumë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona pasi falsifikonin kartmonedha. Të arrestuar janë: A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç, I. H., 32 vjeçe, banuese ne Librazhd R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç, A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë. Personat e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar, 158.000 lekë…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për listat e partive dhe për personat e inkriminuar. Lala thotë se në lista kësaj radhe mund të ketë persona që janë të mbështetur nga kriminelët, në mënyrë që këta të fundit të fshihen pas tyre. Ajo thotë se diçka të tillë Prokuroria e ka të vështirë ta provojë, prandaj në dorë i ngelet vetëm qytetarëve. Lala ka marrë disa shembuj si Ilir Ndraxhi, djali i Aqif Rakipit në PS apo Vojo Bregut të LSI. ”Të fortët janë makineri e jashtëzakonshme për mbledhje votash.…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta foli për përplasjen me Policinë Bashkiake te zyrat e Frymës së Re Demokratike, ku u përfshi edhe vetë. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit tha se ka qenë në takim me ambasadorët, kur kreu i FRD, Sali Shehu, e ka njoftuar për tensionin te zyrat e tij. Meta theksoi se në momentin që ka mbërritur atje “një civil, që është i skeduar, godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset edhe me personat që më shoqëronin mua”. “Së pari nuk ka pse të ketë inskenim poltik. Nuk kam provokuar asnjë tension në selinë…

Lexo më Shumë