Author: almakos

Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, njoftuan të martën për arrestimin e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën akuzat për krime lufte. Në një njoftim të këtyre dhomave thuhet se autoritetet belge arrestuan Pjetër Shalën, në bazë të një fletarrestimi dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Posaçme të Kosovës, me seli në Hagë. Në njoftim thuhet se ai do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit në objektin e paraburgimit në Hagë. Dhomat e Specializuara që ndryshe njihen si Gjykata e Posaçme…

Lexo më Shumë

Revista e njohur “Veritas” në një publikim të fundit ka shpalosur një hulumtim të gjerë mbi plagjiaturën dhe kopjimin e punimeve shkencore të disa profesorëve të mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës si Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi, Ekrem Ismani etj. – Advertisment – Hulumtimi i kësaj reviste është shumë i hollësishëm duke specifikuar saktë çdo pjesë të punimeve të tyre që janë kopjuar dhe më pas janë publikuar si punime të autorëve në fjalë. Hulumtimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishte indikacione serioze për arratisjen e biznesmenit Kamçev. Ndërsa vet ai thotë se ishte i informuar në cilësinë e kryeministrit. – Advertisment – Sigurisht se jam informuar nga institucioni që është në kompetencat e Qeverisë, Agjencia për Siguri Kombëtare, përmes korrespondencës zyrtare të sigurisë së lartë, për detajet për parashtresën para Prokurorisë. Këto janë informacione të sigurisë së lartë dhe nuk mund t’i komentoj, por mund të them se janë arsye serioze të cilat ishin bazë që këtë konstatim ta dorëzojnë në Prokurorinë Publike, e cila vendos a duhet të ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 17 viktima nga koronavirus në vendin tonë, ndërsa u regjistruan dhe 475 të infektuar. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev tha se më 21 mars në kongresin  e partisë do të kërkoj mbështetjen e delegatëve edhe për një mandat tjetër. Ai tha se në krye të partisë më të madhe në vend do të bëjë një ofensivë të re për politik bërjen në LSDM dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai tha nëse do t’i jepet edhe një herë besimi, premtoi se do të kryej aksionin më të madh politik për ndryshim të mentalitetit të partive politike në vendoi tonë duke nisur nga vet LSDM-ja. LSDM-ja, siç tha Zaevi, do të jetë e para…

Lexo më Shumë

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj. Në kallëzimin penale të prokurores Gjati, që siguron për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala, anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre. Prokurorja Gjati akuzon KPK se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit. “Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se…

Lexo më Shumë

Dy ditë pasi Orce Kamçev u ndalua dhe u arrestua, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ende nuk jep shpjegim – ku, si dhe pse biznesmeni do të arratisej? Alsat një ditë më parë dërgoi pyetje deri në Agjenci, por nuk ka përgjigje për këto dilema. Kamçev u arrestua të dielën pasi ASK mësoi se ai mund të arratiset. Derisa Agjencia hesht, Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” beson se monitorimi i punës së këtij institucioni mund të jetë përgjigjja për këtë se si Agjencia ka përpiluar dokument zyrtar për Kamçevin. – Advertisment – Nuk mendoj se ata kanë ndonjë obligim t’i tregojnë…

Lexo më Shumë

Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku ka reaguar për sulmet e Ramës ndaj tij dhe kandidatëve të tjerë. Marku kërkon që mos i përgjigjen Ramës deri më 25 prill, ditën kur sipas tij kryeministri do të shporret. Ai thotë se PD tashmë duhet të mos humbë kohë me Ramën, por të paraqesë alternativën për ndryshim. Mark Marku prej zyrtarizimit të kandidaturës me PD është një nga më të sulmuarit nga Edi Rama, i cili së fundmi së bashku me Agron Gjekmarkajn e Albana Vokshin i cilësoi si ministrat e arsimit të KÇK-së. STATUSI NGA MARK MARKU Edi Rama ka…

Lexo më Shumë

Zjarri që shpërtheu në një banesë në Gostivar ka qenë fatal për fëmijën 7 vjeçar, ndërsa nëna e tij ka marrë lëndime dhe asfiksim. Sipas hetimeve të para të Prokurorisë së Gostivarit fëmija 7 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve pasi në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë I lidhur me zinxhir në këmbë. – Advertisment – Prokuroria “Informatat e para të ekipit mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes, thonë se fëmija që ka humbur jetën, gjatë kohës së shpërthimit të zjarrit, ka qenë i lidhur me zinxhir te këmbët. Prokuroria po merr gjitha masat për konfirmimin…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit Kosova konfirmoi 553 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID-19. Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes. NJOFTIMI NGA IKSHPK 534 TË SHËRUAR DHE 553 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive. Brenda…

Lexo më Shumë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në rubrikën “Opinion”, foli për planin ekonomik të Partisë Socialiste. Ahmetaj theksoi se plani është bërë për një hark kohorë prej 10 vitesh, pasi sipas tij, një mazhorancë e mirë duhet të mendojë për një periudhë afatgjatë. Ai gjithashtu shpjegoi të gjitha shtyllat që do të kalojë plani ekonomik i PS-së. Ishit në grupin e punës që hartuan planin ekonomik të PS? Arben Ahmetaj: Programi 20-30, praktikisht ka disa shtylla, por plani që i referoheni ju, ne i referohemi vizionit se si do të jetë Shqipëria në 10 vitet…

Lexo më Shumë

Rritet numri i të shtruarve në spital si pasojë e virusit Korona. 67 persona me Kovid janë hospitalizuar gjatë 24 orëve të fundit, derisa nëpër repartet infektive të kryeqytetit po trajtohen 463 pacientë. Në Qendrat Kovid trajtohen 619 pacientë ndërkaq si pasojë e numrit të shtuar të personave që kanë nevojë për hospitalizim në Klinikën e Traumatologjisë është hapur Qendra Kovid. Ministria e Shëndetësisë thotë se ka shtretër lirë. Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve ditëve të fundit Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse të mërkurën do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar nëse do vendosen masa…

Lexo më Shumë