Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e emisionit “FrontLine”, në “News24”, foli mbi përfshirjen e tij në listat e PD dhe renditjen në vendin e nëntë në listën e qarkut të Tiranës. Idrizi tha se nuk i ka zënë vendin e askujt, pasi shtoi se ndodhet në vendin e tij. Synimi i PDIU, sipas Idrizit, së bashku me PD, si aleatja e tyre janë që të sigurojnë të paktën 5 mandate deputetësh. Gjithashtu Idrizi u pyet nga gazetarja Marsela Karapanço në lidhje me marrëdhëniet e tij me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili mbështetet nga minoriteti grek. Ai…
Author: almakos
Ky 15 mars shënoi 13-vjetorin e shpërthimit të Gërdecit, ku mbetën të lënduar qindra persona dhe të vdekur dhjetëra të tjerë.Përmes një letre, Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, kujtojnë këtë ditë të trishtë për të. Mes rreshtash, ata rendisin dështimin e politikës dhe organeve gjyqësore për të bërë drejtësi, si dhe sipas tyre, pengimin që qeveria i bën në çështjet e hapura në gjykatat ndërkombëtare. Njoftimi i plotë: Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit gjen rastin sot, në vitin e 13-të përkujtimor të tragjedisë së Gërdecit, të falenderojë dashamirësit që nga afër ose nga larg…
Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” foto dhe video të vrasësit të biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia. Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Ernejt Shyti, në pritje të biznesmenit Sofia për ta ekzekutuar. Ndërsa, në videon që sjell “BalkanWeb”, të siguruar nga kamerat e sigurisë nga gazetarja Klodiana Lala, autori i krimit është personi i fundit që duket në pamje, ku siç shihet ecën duke çaluar. Ndërsa në videon e dytë, 24-vjeçari Shyti shihet teksa ndjek shënjestrën anës Lumit të Lanës, ku edhe e ka ekzekutuar me dy plumba.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin. Haradinaj ka thënë se me pozitën do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional. “Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste…
Orce Kamçev e kaloi natën në burgun e Shutkës. Ai po mbahet i vetëm në një qeli, dhe është në izolim dhjetë ditor për shkak të koronavirusit. Gjykata Penale i shqiptoi paraburgim 30 ditor. Por, edhe një ditë pasi e arrestoi policia – asnjë institucion nuk jep detaje, si, ku dhe nga çfarë ka ikur Kamçevi. Ai u privua nga liria, me një shënim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për dyshimin se përgatitet për arratisje. Avokati Toni Menkinovski, i cili përfaqëson biznesmenin, tashmë ka bërë një ankesë te Penalja për paraburgimin. Edhe në mungesë të informacionit zyrtar nga institucionet, rolin…
As në koordinimin e zakonshëm të së hënës nuk është arritur një marrëveshje për zhbllokimin e Kuvendit. Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka kërkuar diskutim në kuadër të Kuvendit për ligjin për shtetësi. Deri sa kjo të ndodhë, nuk i tërheqin mijëra amendamentet me të cilat bllokojnë ligjet e tjera. – Advertisment – Urdhëroni të ulemi në nivel të komisioneve ose në nivel të komisioneve të gjejmë një zgjidhje për ligjin për shtetësi. Në momentin që e kompletojmë atë, ne jemi në gjendje të gjitha amendamentet t’i tërheqim. Ne propozim tjetër të ligjit për shtetësi nuk bëjmë.…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rrugën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, ku një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Policia njofton se i riu ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.258 teste të kryera janë regjistruar 284 raste të reja me Covid-19, respektivisht 23 për qind e testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 449 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 112.930 raste, prej të cilëve 98.133 janë shëruar, kurse 3.340 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 11.457 raste aktive. – Advertisment –
Sipas prokurorisë, Ernejt Shyti i riu nga Krraba, që ka vëlla binjak thuajse identik, u përpoq të fshihte identitetin e tij, pas vrasjes së Behar Sofisë. Në kamerat e sigurisë, ai shfaqet teksa çalon, por ekspertët zbuluan se ai ka improvizuar, pasi nuk ka defekte fizike. Ky fakt është zbuluar jo vetëm nga ekspertët britanikë, që janë angazhuar në këtë çështje, por edhe gjatë një eksperimenti që është kryer në Policinë e Tiranës, ku Ernejt Shyti u vu të imitonte lëvizjet që kishte bërë ditën e vrajses së beratasit. Prokuroria tha se bashkëpunëtotrët janë zbuluar përmes celularit që ai la…
Kompania farmaceutike AstraZeneca publikoi një deklaratë duke përsëritur sigurinë e vaksinës së saj kundër koronavirusit të ri (COVID-19) bazuar në provat shkencore mes shqetësimeve për raportet e njerëzve që përjetojnë mpiksje të gjakut pasi marrin vaksinën, transmeton Anadolu Agency (AA). Kompania tha se siguria ishte e një rëndësie të madhe për ta dhe se vazhdimisht monitorojnë sigurinë e vaksinës. “Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave të disponueshme të sigurisë për më shumë se 17 milionë njerëz të vaksinuar në BE dhe Britani të Madhe me vaksinën kundër COVID-19 AstraZeneca nuk ka treguar prova të një rreziku në…
Lihen në burg katër personat e akuzuar dhe të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Gjykata ka vendosur burg për autorin e dyshuar të vrasjes Behar Sofia, organizatorin Skënder Vathi dhe dy të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha. Ernejt Shyti u përball me gjykatësen i pari. Ai nuk ka folur në seancën e sotme dhe ka deklaruar se do të japë shpjegime të detajuara në një moment të dytë. Në përfundim gjykata ka vendosur ‘burg pa afat” me akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Xhixha dhe Visha kanë mohuar…

